1 Gjonit Chapter 3 ALB Bible Verse Images

1 Gjonit 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Gjonit 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Gjonit 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.

1 Gjonit 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai.

1 Gjonit 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai.

1 Gjonit 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelje e ligjit.

1 Gjonit 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.

1 Gjonit 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur.

1 Gjonit 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djema, kurrkush mos ju mashtroftë: ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë ai.

1 Gjonit 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.

1 Gjonit 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat, sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse lindi nga Perëndia.

1 Gjonit 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej kësaj njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo që nuk praktikon drejtësinë nuk është nga Perëndia, dhe i tillë nuk është as ai që nuk do vëllanë e vet.

1 Gjonit 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ky është mesazhi që dëgjuat nga fillimi. Ta duam njeri-tjetrin,

1 Gjonit 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
jo sikundër Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe për çfarë arësye e vrau atë? Sepse veprat e tij ishin të liga dhe ato të të vëllait ishin të drejta.

1 Gjonit 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u çuditni, vëllezër të mi, nëse bota ju urren.

1 Gjonit 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.

1 Gjonit 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete.

1 Gjonit 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.

1 Gjonit 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?

1 Gjonit 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë.

1 Gjonit 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t’i bindim zemrat tona para atij;

1 Gjonit 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.

1 Gjonit 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë;

1 Gjonit 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ç’të kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyera prej tij.

1 Gjonit 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhëroi ai.

1 Gjonit 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha.
Previous Chapter
« 1 Gjonit 2 (ALB)
Next Chapter
1 Gjonit 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
1 John 3 (ASV) »
King James Version
1 John 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 John 3 (GW) »
Berean Bible
1 John 3 (BSB) »
World English Bible
1 John 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
1 Jean 3 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
1 यूहन्ना 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
1 ਯੂਹੰਨਾ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
1 যোহনের 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
1 யோவான் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
1 योहान 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
1 యోహాను పత్రిక 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
1 યોહાનનો 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
1 ಯೋಹಾನನು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
١ يوحنَّا 3 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
1 João 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
1 Giăng 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
1 Juan 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
1 Giovanni 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 翰 一 书 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 翰 一 書 3 (CUVT) »
Библия на русском
1 Иоанна 3 (RUSV) »
Українська Біблія
1 Івана 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
1 János 3 (KAR) »
Българска Библия
1 Йоаново 3 (BULG) »
Kitaabka Quduuska Ah
1 Yooxanaa 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
1 Johannes 3 (NLD) »

1 Gjonit (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters