Marku Chapter 4 ALB Bible Verse Images

Marku 4 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 4 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 4:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.

Marku 4:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:

Marku 4:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.

Marku 4:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.

Marku 4:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s’kishte një tokë të thellë.

Marku 4:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.

Marku 4:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.

Marku 4:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind.”

Marku 4:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai u tha atyre: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”

Marku 4:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.

Marku 4:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,

Marku 4:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen".”

Marku 4:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t’i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?

Marku 4:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.

Marku 4:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;

Marku 4:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.

Marku 4:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,

Marku 4:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.

Marku 4:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind.”

Marku 4:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?

Marku 4:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.

Marku 4:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!”

Marku 4:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t’iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t’iu jepet edhe më.

Marku 4:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse atij që ka, do t’i jepet, por atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo që ka.

Marku 4:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tha akoma: “Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.

Marku 4:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.

Marku 4:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.

Marku 4:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.

Marku 4:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?

Marku 4:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;

Marku 4:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj.”

Marku 4:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.

Marku 4:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.

Marku 4:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: “Kalojmë te bregu matanë!

Marku 4:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.

Marku 4:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.

Marku 4:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?.”

Marku 4:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!.” Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.

Marku 4:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u tha atyre: “Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?.”

Marku 4:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?.”
Previous Chapter
« Marku 3 (ALB)
Next Chapter
Marku 5 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Mark 4 (ASV) »
King James Version
Mark 4 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 4 (GW) »
Berean Bible
Mark 4 (BSB) »
World English Bible
Mark 4 (WEB) »
Louis Segond 1910
Marc 4 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Markus 4 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मरकुस 4 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮਰਕੁਸ 4 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মার্ক 4 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மாற்கு 4 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मार्क 4 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మార్కు 4 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માર્ક 4 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮಾರ್ಕನು 4 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَرْقُس 4 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Marcos 4 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Mác 4 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Marcos 4 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Marco 4 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 可 福 音 4 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 可 福 音 4 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Markus 4 (SV1917) »
Библия на русском
Марка 4 (RUSV) »
Українська Біблія
Марка 4 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Márk 4 (KAR) »
Българска Библия
Марко 4 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Markus 4 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Marko 4 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Markos 4 (SOM) »
De Heilige Schrift
Markus 4 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Markus 4 (DA1871) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters