Numrat Chapter 4 ALB Bible Verse Images

Numrat 4 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 4 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 4:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

Numrat 4:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Numëroni bijtë e Kehathit, midis bijve të Levit, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

Numrat 4:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, të të gjithë atyre që hyjnë në shërbim për të punuar në çadrën e mbledhjes.

Numrat 4:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është shërbimi i bijve të Kehathit në çadrën e mbledhjes, që ka të bëjë me gjërat shumë të shenjta.

Numrat 4:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;

Numrat 4:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj do të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, do të shtrijnë mbi të një cohë krejt ngjyrë vjollce dhe do të fusin në të shtizat e saj.

Numrat 4:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shtrijnë një cohë ngjyrë vjollce mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat, gotat, legenët dhe kupat e libacioneve; mbi të do të jetë edhe buka e përjetshme.

Numrat 4:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbi këto gjëra do të shtrijnë një cohë të kuqe të ndezur dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, dhe do të fusin në të shtizat.

Numrat 4:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;

Numrat 4:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë.

Numrat 4:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

Numrat 4:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t’i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t’i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t’i vendosin mbi një bartinë.

Numrat 4:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;

Numrat 4:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

Numrat 4:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t’i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.

Numrat 4:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

Numrat 4:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

Numrat 4:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;

Numrat 4:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t’i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.

Numrat 4:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".

Numrat 4:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Numrat 4:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.

Numrat 4:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.

Numrat 4:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është detyra e familjeve të Gershonitëve, shërbimi që duhet të kryejnë dhe gjërat që duhet të sjellin:

Numrat 4:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,

Numrat 4:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç’të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.

Numrat 4:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t’u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.

Numrat 4:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t’i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

Numrat 4:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh regjistrimin e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre;

Numrat 4:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.

Numrat 4:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

Numrat 4:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shtyllat që ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarët e tyre, me të gjitha veglat e tyre dhe tërë shërbimet që këto gjëra përmbajnë; dhe do t’i caktoni secilit personalisht objektet që duhet të mbajë.

Numrat 4:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është shërbimi i familjeve të bijve të Merarit, në pajtim me detyrat e tyre në çadrën e mbledhjes, nën urdhërat e Ithamarit, birit të priftit Aaron".

Numrat 4:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen, pra, regjistrimin e bijve të Kehathitëve në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

Numrat 4:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e të gjithë atyre që nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri pesëdhjetë vjeç hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes.

Numrat 4:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë.

Numrat 4:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

Numrat 4:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

Numrat 4:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

Numrat 4:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata që u regjistruan në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

Numrat 4:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

Numrat 4:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

Numrat 4:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

Numrat 4:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind.

Numrat 4:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.

Numrat 4:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë ata që u regjistruan nga Levitët, që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

Numrat 4:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;

Numrat 4:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.

Numrat 4:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Previous Chapter
« Numrat 3 (ALB)
Next Chapter
Numrat 5 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 4 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 4 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 4 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 4 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 4 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 4 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 4 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
गिनती 4 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 4 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 4 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 4 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 4 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 4 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 4 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 4 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 4 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 4 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 4 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 4 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 4 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 4 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 4 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 4 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 4 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 4 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 4 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters