Fjalët e urta Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

Fjalët e urta 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

Fjalët e urta 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

Fjalët e urta 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.

Fjalët e urta 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

Fjalët e urta 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

Fjalët e urta 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

Fjalët e urta 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

Fjalët e urta 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

Fjalët e urta 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

Fjalët e urta 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

Fjalët e urta 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

Fjalët e urta 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.

Fjalët e urta 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

Fjalët e urta 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.

Fjalët e urta 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

Fjalët e urta 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

Fjalët e urta 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

Fjalët e urta 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.

Fjalët e urta 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

Fjalët e urta 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

Fjalët e urta 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

Fjalët e urta 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

Fjalët e urta 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

Fjalët e urta 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t’i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

Fjalët e urta 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

Fjalët e urta 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

Fjalët e urta 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

Fjalët e urta 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

Fjalët e urta 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

Fjalët e urta 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

Fjalët e urta 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

Fjalët e urta 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

Available Bible Translations

American Standard Version
Proverbs 15 (ASV) »
King James Version
Proverbs 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 15 (GW) »
World English Bible
Proverbs 15 (WEB) »
Louis Segond 1910
Proverbes 15 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
नीतिवचन 15 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਕਹਾਉਤਾਂ 15 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
হিতোপদেশ 15 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
நீதிமொழிகள் 15 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
नीतिसूत्रे 15 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
సామెత 15 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
નીતિવચનો 15 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಜ್ಞಾನೋಕ್ತಿಗಳು 15 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
أَمْثَالٌ 15 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
משלי 15 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Provérbios 15 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Châm Ngôn 15 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Proverbios 15 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Proverbi 15 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
箴 言 15 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
箴 言 15 (CUVT) »
Библия на русском
Притчи 15 (RUSV) »
Українська Біблія
Екклезіяст 15 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Példabeszédek 15 (KAR) »
Българска Библия
Притчи 15 (BULG) »
聖書 日本語
箴言 15 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Maahmaahyadii 15 (SOM) »
De Heilige Schrift
Spreuken 15 (NLD) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters