1 Mbretërve Chapter 1 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mbreti David ishte plak dhe i shtyrë në moshë dhe, megjithëse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot.

1 Mbretërve 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flerë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.

1 Mbretërve 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kërkuan në të gjithë territorin e Izraelit një vajzë të bukur dhe gjetën Abishagin, Shunamiten, dhe e çuan te mbreti.

1 Mbretërve 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vajza ishte shumë e bukur, kujdesej për mbretin dhe i shërbente; por mbreti nuk e njohu.

1 Mbretërve 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Adonijahut, birit të Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do të jem unë mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorës dhe pesëdhjetë njerëz që të vraponin para tij.

1 Mbretërve 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(I ati i tij nuk e kishte qortuar kurrë në jetën e tij, duke i thënë: Pse bën kështu??". Edhe Adonijahu ishte shumë i bukur dhe kishte lindur mbas Absalomit).

1 Mbretërve 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, të cilët i vajtën pas Adonijahut dhe e ndihmuan.

1 Mbretërve 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por prifti Tsadok, Benajathi, bir i Jehojadit, profeti Nathan, Shimei, Rei dhe trimat e Davidit nuk ishin me Adonijahun.

1 Mbretërve 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Adonijahu flijoi dele, qe dhe viça të majmë pranë shkëmbit të Zoheletit, që ndodhet afër kroit të Rogelit dhe ftoi të gjithë vëllezërit e tij, bij të mbretit, dhe të gjithë njerëzit e Judës që ishin në shërbim të mbretit.

1 Mbretërve 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk ftoi profetin Nathan, as Banajahun, as trimat, as Salomonin, vëllanë e tij.

1 Mbretërve 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Nathani i foli Bath-Shebës, nënës së Salomonit, dhe i tha: "Nuk ke dëgjuar që Adonijahu, bir i Hagithit, është bërë mbret, dhe Davidi, zotëria ynë, nuk e di aspak?

1 Mbretërve 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj më lejo të të jap një këshillë, që të shpëtosh jetën tënde dhe atë të birit tënd, Salomonit.

1 Mbretërve 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko, hyr te mbreti David dhe i thuaj: "O mbret, o imzot, a nuk i je betuar vallë shërbëtores sate duke thënë: Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim? Pse, pra, u bë mbret Adonijahu?".

1 Mbretërve 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, ndërsa ti do të jesh akoma duke folur me mbretin, unë do të hyj pas teje dhe do të mbështes fjalët e tua".

1 Mbretërve 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Bath-Sheba hyri në dhomën e mbretit. (Mbreti ishte shumë plak dhe shërbehej nga Shunamitja, Abishagai).

1 Mbretërve 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bath-Sheba u përul dhe ra përmbys përpara mbretit. Mbreti i tha: "Çfarë do?".

1 Mbretërve 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo iu përgjigj: "O imzot, ti i je betuar shërbëtores sate në emër të Zotit, Perëndisë tënd, duke thënë: "Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim".

1 Mbretërve 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani përkundrazi Adonijahu është bërë mbret dhe ti, o mbret, o imzot as nuk e di fare.

1 Mbretërve 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ka flijuar një numër të madh qesh, viçash të majmë dhe delesh; ka ftuar tërë bijat e mbretit, priftin Abiathar dhe Joabin, komandantin e ushtrisë, por nuk ka ftuar Salomonin, shërbëtorin tënd.

1 Mbretërve 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani sytë e tërë Izraelit janë kthyer nga ti o mbret, o imzot, që ti t’u tregosh atyre kush do të ulet në fronin e mbretit, zotit tim, mbas tij.

1 Mbretërve 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përndryshe ka për të ndodhur që kur mbreti, zotëria ime, do të flerë me gjithë etërit e tij, unë dhe biri im Salomon do të trajtohemi si fajtorë".

1 Mbretërve 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ajo fliste akoma me mbretin, arriti profeti Nathan.

1 Mbretërve 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ia njoftuan mbretit ngjarjen, duke thënë: "Ja profeti Nathan!". Ky hyri në prani të mbretit dhe u shtri para tij me fytyrën për tokë.

1 Mbretërve 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nathani tha: "O mbret, o imzot, ndofta ke thënë: "Adonijahu do të mbretërojë pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim"?

1 Mbretërve 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt sot ai zbriti dhe flijoi një numër të madh qesh, viçash të majmë dhe delesh, ftoi tërë bijtë e mbretit, krerët e ushtrisë dhe priftin Abiathar; dhe ja tani ata po hanë e pinë përpara tij dhe thonë: "Rroftë mbreti Adonijah".

1 Mbretërve 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai nuk më ka ftuar mua, shërbëtorin tënd, as priftin Tsadok, as Benajahun, birin e Jehojadit, as Salomonin, shërbëtorin tënd.

1 Mbretërve 1:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo, a u bë pikërisht nga mbreti, zoti im, pa i njoftuar shërbëtorit tënd kush do të ulet në fronin e mbretit, të zotit tim, mbas tij?".

1 Mbretërve 1:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti David, duke u përgjigjur, tha: "Thirrmëni Bath-Shebën". Ajo hyri te mbreti dhe qëndroi më këmbë para tij.

1 Mbretërve 1:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti u betua dhe tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili ka liruar jetën time nga çdo fatkeqësi,

1 Mbretërve 1:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do të bëj sot pikërisht atë që të jam betuar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, duke thënë: "Biri yt Salomon ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim në vendin tim"".

1 Mbretërve 1:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bath-Sheba u përul me fytyrën për tokë, ra përmbys para mbretit dhe tha: O Zot, bëj që mbreti David të jetojë përjetë!!".

1 Mbretërve 1:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti David tha: "Thirrmëni priftin Tsadok, profetin Nathan dhe Benajahun, birin e Jehojadit". Ata erdhën në prani të mbretit.

1 Mbretërve 1:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti u tha atyre: "Merrni me vete shërbëtorët e zotit tuaj, e hipeni birin tim Salomon mbi mushkën time dhe e zbrisni në Gihon.

1 Mbretërve 1:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje prifti Tsadok dhe profeti Nathan ta vajosin mbret të Izraelit. Pastaj i bini borisë dhe thoni: "Rroftë mbreti Salomon!".

1 Mbretërve 1:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkoni, pra, pas tij dhe ai do të vijë të ulet mbi fronin tim dhe do të mbretërojë në vendin tim, sepse e kam bërë princ të Izraelit dhe të Judës".

1 Mbretërve 1:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Benajahu, bir i Jehojadit, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Amen! Kjo është edhe dëshira e Zotit, Perëndisë së mbretit zotit tim!

1 Mbretërve 1:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si ka qenë Zoti me mbretin, zotin tim, kështu qoftë me Salomonin dhe e bëftë fronin tim më të madh se froni i mbretit David, i zotit tim!".

1 Mbretërve 1:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prifti Tsadok, profeti Nathan, Benajahu, bir i Jehojadit, Kerethejtë dhe Pelethejtë, dolën e hipën Salomonin mbi mushkën e mbretit David dhe e çuan në Gihon.

1 Mbretërve 1:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti Tsadok mori bririn e vajit nga tabernakulli dhe vajosi Salomonin. Pastaj i ranë borisë dhe tërë populli tha: "Rroftë mbreti Salomon!".

1 Mbretërve 1:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tërë populli shkoi pas tij, duke u rënë fyejve dhe duke ndjerë një gëzim të madh aq sa toka dukej se po çohej nga brohoritjet e tyre.

1 Mbretërve 1:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Adonijahu dhe tërë të ftuarit e tij, ndërsa po mbaronin së ngrëni, dëgjuan zhurmë; dhe kur Joabi dëgjoi zërin e borisë, ai tha: "Ç’është kjo zhurmë e madhe që vjen nga qyteti?".

1 Mbretërve 1:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa vazhdonte të fliste, ja që arriti Jonathani, bir i priftit Abiathar. Adonijahu i tha: "Hyr, ti je një trim dhe me siguri sjell lajme të mira".

1 Mbretërve 1:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jonathani iu përgjigj Adonijahut dhe tha: "Aspak! Mbret Davidi, zoti ynë, bëri mbret Salomonin.

1 Mbretërve 1:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nisi me të priftin Tsadok, profetin Nathan, Benajahun, birin e Jehojadës, Kerethejtë dhe Pelethejtë, që e hipën mbi mushkën e mbretit.

1 Mbretërve 1:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu prifti Tsadok dhe profeti Nathan e vajosën mbret në Gibon, dhe që andej janë nisur të gjithë tërë gëzim dhe tërë qyteti po zien. Kjo është zhurma që keni dëgjuar.

1 Mbretërve 1:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj Salomoni është ulur në fronin e mbetërisë.

1 Mbretërve 1:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shërbëtorët e mbretit kanë vajtur të urojnë mbretin David, zotërinë tonë, duke thënë: "Perëndia yt e bëftë emrin e Salomonit më të lavdishëm se yti dhe e bëftë fronin e tij më të madh se yti!". Pastaj mbreti ra përmbys mbi shtrat,

1 Mbretërve 1:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha gjithashtu: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot uli një njeri mbi fronin tim, duke u lejuar syve të mi ta shikojnë"".

1 Mbretërve 1:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë të ftuarve të Adonijahut u hyri tmerri, ata u ngritën dhe ikën secili në rrugën e tij.

1 Mbretërve 1:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Adonijahu, duke pasur frikë nga Salomoni, u ngrit dhe shkoi të kapet në brirët e altarit.

1 Mbretërve 1:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtë ia thanë Salomonit: "Ja, Adonijahu ka frikë nga mbreti Salomon dhe është kapur te brirët e altarit, duke thënë: "Mbreti Salomon të më betohet sot që nuk do ta bëjë të vdesë nga shpata shërbëtorin e tij"".

1 Mbretërve 1:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni u përgjigj: "Në qoftë se tregohet njeri i drejtë, nuk do t’i bjerë në tokë as edhe një fije floku, por në rast se tek ai gjendet ndonjë ligësi, ai ka për të vdekur".

1 Mbretërve 1:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti Salomon dërgoi njerëz ta zbrisnin nga altari. Ai erdhi pastaj të bjerë përmbys përpara mbretit Salomon dhe ky i tha: "Shko në shtëpinë tënde".
Previous Chapter
« 2 Samuelit 24 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
1 Kings 1 (ASV) »
King James Version
1 Kings 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 1 (GW) »
World English Bible
1 Kings 1 (WEB) »
Louis Segond 1910
1 Rois 1 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
1 राजाओं 1 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
1 ਰਾਜਿਆਂ 1 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
1 ৰাজাৱলী 1 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
1 இராஜாக்கள் 1 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
1 राजे 1 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
1 రాజులు 1 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
1 રાજાઓ 1 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
1 ಅರಸುಗಳು 1 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْمُلُوكِ ٱلْأَوَّلُ 1 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מלכים א 1 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
1 Reis 1 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
1 Các Vua 1 (VIE) »
Reina Valera Antigua
1 Reyes 1 (RVA) »
La Sacra Bibbia
1 Re 1 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
列 王 记 上 1 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
列 王 紀 上 1 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
1 Kungaboken 1 (SV1917) »
Библия на русском
3 Царств 1 (RUSV) »
Українська Біблія
1 царів 1 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
1 Királyok 1 (KAR) »
Българска Библия
3 Царе 1 (BULG) »
聖書 日本語
列王紀上 1 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Boqorradii Kowaad 1 (SOM) »
De Heilige Schrift
1 Koningen 1 (NLD) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters