1 Mbretërve Chapter 2 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke iu afruar Davidit dita e vdekjes, ai urdhëroi të birin Salomon, duke i thënë:

1 Mbretërve 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë jam duke shkuar atje ku shkojnë tërë banorët e tokës; prandaj tregohu i fortë dhe sillu si burrë!

1 Mbretërve 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Respekto urdhrat e Zotit, Perëndisë tënd, duke ecur në rrugët e tij, duke zbatuar në praktikë statutet e tij, urdhërimet e tij, dekretet e tij dhe porositë e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me qëllim që ti t’ia dalësh mbanë në të gjitha gjërat që do të bësh dhe nga çdo anë që të kthehesh,

1 Mbretërve 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe me qëllim që Zoti ta plotësojë premtimin që më ka bërë kur tha: "Në qoftë se bijtë e tu do të kujdesen për të ecur para meje me të vërtetë me gjithë zemër e me gjithë shpirt, nuk do të mungojë kurrë dikush mbi fronin e Izraelit".

1 Mbretërve 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ti e di ç’më ka bërë mua Joabi, bir i Tserujahut, dhe ç’u ka bërë dy krerëve të ushtrive të Izraelit, Abnerit, birit të Nerit, dhe Amas, birit të Jetherit, që ai i vrau; në kohë paqeje ka derdhur gjak lufte dhe ka njollosur me gjak lufte brezin që mbante në mes dhe sandalet që mbante në këmbë.

1 Mbretërve 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vepro, pra me urti dhe mos lejo që flokët e tij të bardha të zbresin në paqe në Sheol.

1 Mbretërve 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por trego mirësi me bijtë e Galaaditit Barzilai dhe ata të jenë ndër ata që hanë në tryezën tënde, sepse me një mirësi të njëllojtë ata erdhën tek unë kur po ikja me vrap para Absalomit, vëllait tënd.

1 Mbretërve 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, pranë teje është edhe Shimei, bir i Beniaminitit Gera, nga Bahurimi. Ai shqiptoi një mallkim të tmerrshëm ditën që shkoja në Mahanaim, por pastaj zbriti të më takojë në Jordan dhe unë iu betova në emër të Zotit: "Nuk do të bëj të vdesësh nga shpata".

1 Mbretërve 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, mos e lër të pandëshkuar, sepse ti je njeri i urtë dhe di atë që duhet të bësh. Bëj që flokët e tij të bardha të zbresin të lyera me gjak në Sheol".

1 Mbretërve 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Davidin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit.

1 Mbretërve 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi mbretëroi mbi Izrael dyzet vjet, shtatë vjet në Hebron dhe tridhjetë e tre vjet në Jeruzalem.

1 Mbretërve 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Salomoni u ul mbi fronin e Davidit, atit të tij, dhe mbretëria e tij u vendos në mënyrë të qëndrueshme.

1 Mbretërve 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nëna e Salomonit. Kjo i tha: "A vjen me qëllime paqësore?". Ai u përgjigj: "Po, paqësore".

1 Mbretërve 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shtoi: "Kam diçka për të të thënë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".

1 Mbretërve 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai tha: "Ti e di që mbretëria më takonte mua dhe që tërë Izraeli priste që unë të mbretëroja. Por mbretëria m’u hoq dhe kaloi në duart e vëllait tim, sepse atij ia dha Zoti.

1 Mbretërve 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani do të të bëj një kërkesë, mos ma hidh poshtë". Ajo u përgjigj: Thuaje, praa".

1 Mbretërve 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai tha: "Të lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk të refuzon asgjë, që të më japë për grua Shunamiten Abishaga".

1 Mbretërve 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bath-Sheba iu përgjigj: "Mirë! Do t’i flas mbretit në favorin tënd".

1 Mbretërve 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon për t’i folur në favor të Adonijahut. Mbreti u ngrit për t’i dalë përpara, u përul përpara saj, pastaj u ul në fronin e tij dhe urdhëroi që të vinin një fron tjetër për nënën e mbretit, dhe ajo u ul në të djathtë të tij.

1 Mbretërve 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo tha: "Kam një kërkesë të vogël, mos ma refuzo". Mbreti iu përgjigj: Bëje, pra, kërkesën tënde, o nëna ime; unë nuk do ta refuzojj".

1 Mbretërve 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo i tha: "Shunamitja Abishag t’i jepet si grua vëllait tënd Adonijah".

1 Mbretërve 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së tij, duke i thënë: "Pse kërkon Shunamiten Abishag për Adonijahun? Kërko për të edhe mbretërinë, sepse ai është vëllai im madhor; kërkoje për të, për priftin Abiathar dhe për Joabin, birin e Tserujahut!".

1 Mbretërve 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Salomon u betua në emër të Zotit, duke thënë: "Perëndia ma bëftë këtë edhe më keq në rast se Adonijahu nuk e ka thënë këtë fjalë duke vënë në rrezik jetën e tij!

1 Mbretërve 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, tani, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka caktuar, ka vendosur të ulem në fronin e atit tim David dhe më ka themeluar një shtëpi ashtu siç kishte premtuar, sot Adonijahu do të ekzekutohet!".

1 Mbretërve 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti Salomon dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, që u hodh mbi Adonijahun dhe ky vdiq.

1 Mbretërve 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: "Shko në Anathoth në arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unë nuk do të të bëj që të vdesësh sot, sepse ke i çuar arkën e Perëndisë, Zotit, përpara atit tim David dhe ke marrë pjesë në të gjitha vuajtjet e tij".

1 Mbretërve 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Salomoni largoi Abiatharin nga funksioni i priftit të Zotit me qëllim që të shkonte në vend fjala që Zoti kishte shqiptuar lidhur me shtëpinë e Elit në Shiloh.

1 Mbretërve 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq lajmi i kishte vajtur Joabit, sepse Joabi kishte ndjekur Adonijahun por nuk kishte ndjekur Absalomin. Prandaj ai u strehua në tabernakullin e Zotit dhe u kap pas brirëve të altarit.

1 Mbretërve 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i thanë mbretit Salomon: "Joabi është strehuar në tabernakullin e Zotit dhe ndodhet pranë altarit". Atëherë Salomoni dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, duke i thënë: "Shko, godite!".

1 Mbretërve 2:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Benajahu hyri në tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: "Dil jashtë!". Ai u përgjigj: "Jo, dua të vdes këtu!". Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thënë: "Kështu foli Joabi dhe kështu m’u përgjigj".

1 Mbretërve 2:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti tha: "Bëj ashtu si të ka thënë ai: godite dhe varrose; kështu do të largosh prej meje dhe prej shtëpisë së atit tim gjakun që Joabi derdhi pa shkak.

1 Mbretërve 2:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti do të hedhë mbi kokën e tij gjakun që ka derdhur, duke goditur dy njerëzit më të mirë dhe më të drejtë se ai dhe që i vrau me shpatë, pa dijeninë e atit tim David; është fjala për Abnerin, birin e Nerit, komandant i ushtrisë së Izraelit, dhe për Amasan, birin e Jetherit, komandant i ushtrisë së Judës.

1 Mbretërve 2:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjaku i tyre do të bjerë mbi kokën e Joabit dhe mbi kokën e pasardhësve të tij përjetë, por do të ketë paqe për gjithmonë nga ana e Zotit për Davidin, për pasardhësit e tij, për shtëpinë e tij dhe për fronin e tij".

1 Mbretërve 2:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Benajahu, bir i Jehojadit, shkoi, e goditi dhe e vrau: dhe Joabi u varros në shtëpinë e tij, në shkretëtirë.

1 Mbretërve 2:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vend të tij mbreti caktoi si komandant të ushtrisë Benajahun, birin e Jehojadit, dhe vuri priftin Tsadok në vend të Abiatharit.

1 Mbretërve 2:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti dërgoi të thërrasin Shimein dhe i tha: "Ndërto një shtëpi në Jeruzalem dhe atje do të banosh, nuk do të dalësh më për të shkuar andej e këtej.

1 Mbretërve 2:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën që ke për të dalë dhe ke për të kaluar përruan Kidron, dije me siguri që ke për të vdekur; gjaku yt do të bjerë mbi kokën tënde".

1 Mbretërve 2:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shimei iu përgjigj kështu mbretit: "Mirë; shërbëtori yt do të bëjë ashtu si ka thënë mbreti, zotëria ime. Kështu Shimei qëndroi në Jeruzalem për një kohë të gjatë.

1 Mbretërve 2:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por pas tre vjetëve ndodhi që dy shërbëtorë të Shimeit ikën pranë Akishit, birit të Makaahut, mbretit të Gathit. Këtë gjë ia njoftuan Shimeit dhe i thanë: "Ja, shërbëtorët e tu janë në Gath".

1 Mbretërve 2:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Shimei u ngrit, shaloi gomarin e tij dhe shkoi në Gath për të kërkuar shërbëtorët e tij; Shimei shkoi atje dhe i ktheu shërbëtorët e tij nga Gathi.

1 Mbretërve 2:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salamonit i thanë që Shimei kishte vajtur nga Jeruzalemi në Gath dhe se qe kthyer.

1 Mbretërve 2:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti dërgoi e thirri Shimein dhe i tha: "A nuk të vura të betoheshe në emër të Zotit dhe të kisha paralajmëruar solemnisht, duke të thënë: "Dije me siguri që ditën që do të dalësh andej këtej, ke për të vdekur". Dhe ti m’u përgjigje: "Fjala që dëgjova më shkon mbarë".

1 Mbretërve 2:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse, pra, nuk e respektove betimin që i bëre Zotit dhe urdhrin që të kishte dhënë?".

1 Mbretërve 2:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i tha gjithashtu Shimeit: "Ti e di gjithë të keqen që i ke bërë Davidit, atit tim, dhe zemra jote është e ndërgjegjshme për këtë, prandaj Zoti do të bëjë që të bjerë mbi kokën tënde ligësia jote,

1 Mbretërve 2:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por mbreti Salomon ka për të qënë i bekuar dhe froni i Davidit do të jetë i qëndrueshëm përpara Zotit përjetë".

1 Mbretërve 2:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastraj mbreti i dha urdhër Benajahut, birit të Jehojadit, që doli e goditi Shimen dhe ky vdiq. Kështu mbeti e patundur mbretëria në duart e Salomonit.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 1 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
1 Kings 2 (ASV) »
King James Version
1 Kings 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 2 (GW) »
World English Bible
1 Kings 2 (WEB) »
Louis Segond 1910
1 Rois 2 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
1 राजाओं 2 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
1 ਰਾਜਿਆਂ 2 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
1 ৰাজাৱলী 2 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
1 இராஜாக்கள் 2 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
1 राजे 2 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
1 రాజులు 2 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
1 રાજાઓ 2 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
1 ಅರಸುಗಳು 2 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْمُلُوكِ ٱلْأَوَّلُ 2 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מלכים א 2 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
1 Reis 2 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
1 Các Vua 2 (VIE) »
Reina Valera Antigua
1 Reyes 2 (RVA) »
La Sacra Bibbia
1 Re 2 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
列 王 记 上 2 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
列 王 紀 上 2 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
1 Kungaboken 2 (SV1917) »
Библия на русском
3 Царств 2 (RUSV) »
Українська Біблія
1 царів 2 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
1 Királyok 2 (KAR) »
Българска Библия
3 Царе 2 (BULG) »
聖書 日本語
列王紀上 2 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Boqorradii Kowaad 2 (SOM) »
De Heilige Schrift
1 Koningen 2 (NLD) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters