Ligji i Përtërirë Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t’u ndeshur në Edrej.

Ligji i Përtërirë 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti më tha: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t’i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon".

Ligji i Përtërirë 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.

Ligji i Përtërirë 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.

Ligji i Përtërirë 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.

Ligji i Përtërirë 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne vendosëm t’i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.

Ligji i Përtërirë 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.

Ligji i Përtërirë 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,

Ligji i Përtërirë 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Hermoni quhet Sirion nga Sidonët dhe Senir nga Amorejtë),

Ligji i Përtërirë 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.

Ligji i Përtërirë 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, simbas kubitit të njeriut.

Ligji i Përtërirë 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;

Ligji i Përtërirë 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.

Ligji i Përtërirë 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).

Ligji i Përtërirë 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,

Ligji i Përtërirë 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.

Ligji i Përtërirë 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.

Ligji i Përtërirë 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,

Ligji i Përtërirë 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për deri sa Zoti t’i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t’u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".

Ligji i Përtërirë 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.

Ligji i Përtërirë 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".

Ligji i Përtërirë 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:

Ligji i Përtërirë 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, O Zot, ti ke filluar t’i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?

Ligji i Përtërirë 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".

Ligji i Përtërirë 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.

Ligji i Përtërirë 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.

Ligji i Përtërirë 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë".

Ligji i Përtërirë 3:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u ndalëm në luginën përballë Beth-Peorit".

Available Bible Translations

American Standard Version
Deuteronomy 3 (ASV) »
King James Version
Deuteronomy 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 3 (GW) »
World English Bible
Deuteronomy 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
Deutéronome 3 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
व्यवस्थाविवरण 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਅਸਤਸਨਾ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
দ্বিতীয় বিৱৰণ 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
உபாகமம் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
अनुवाद 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
ద్వితీయోపదేశ కాండము 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પુનર્નિયમ 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಧರ್ಮೋಪದೇಶಕಾಂಡ 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلتَّثْنِيَة 3 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
דברים 3 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Deuteronômio 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Phục Truyền Luật Lệ 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Deuteronomio 3 (RVA) »
圣 经 简体中文和合本
申 命 记 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
申 命 記 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
5 Mosebok 3 (SV1917) »
Библия на русском
Второзаконие 3 (RUSV) »
Українська Біблія
Повторення Закону 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
5 Mózes 3 (KAR) »
Българска Библия
Второзаконие 3 (BULG) »
聖書 日本語
申命記 3 (JPN) »
Biblia Takatifu
Torati 3 (SWHULB) »
De Heilige Schrift
Deuteronomium 3 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
5 Mosebog 3 (DA1871) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters