Ligji i Përtërirë Chapter 33 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 33 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 33 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 33:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.

Ligji i Përtërirë 33:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.

Ligji i Përtërirë 33:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.

Ligji i Përtërirë 33:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.

Ligji i Përtërirë 33:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.

Ligji i Përtërirë 33:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".

Ligji i Përtërirë 33:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.

Ligji i Përtërirë 33:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.

Ligji i Përtërirë 33:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.

Ligji i Përtërirë 33:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.

Ligji i Përtërirë 33:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".

Ligji i Përtërirë 33:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".

Ligji i Përtërirë 33:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,

Ligji i Përtërirë 33:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,

Ligji i Përtërirë 33:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,

Ligji i Përtërirë 33:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!

Ligji i Përtërirë 33:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".

Ligji i Përtërirë 33:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!

Ligji i Përtërirë 33:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".

Ligji i Përtërirë 33:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.

Ligji i Përtërirë 33:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".

Ligji i Përtërirë 33:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".

Ligji i Përtërirë 33:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".

Ligji i Përtërirë 33:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.

Ligji i Përtërirë 33:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.

Ligji i Përtërirë 33:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.

Ligji i Përtërirë 33:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".

Ligji i Përtërirë 33:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.

Ligji i Përtërirë 33:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

Available Bible Translations

American Standard Version
Deuteronomy 33 (ASV) »
King James Version
Deuteronomy 33 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 33 (GW) »
World English Bible
Deuteronomy 33 (WEB) »
Louis Segond 1910
Deutéronome 33 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
व्यवस्थाविवरण 33 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਅਸਤਸਨਾ 33 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
দ্বিতীয় বিৱৰণ 33 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
உபாகமம் 33 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
अनुवाद 33 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
ద్వితీయోపదేశ కాండము 33 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પુનર્નિયમ 33 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಧರ್ಮೋಪದೇಶಕಾಂಡ 33 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلتَّثْنِيَة 33 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
דברים 33 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Deuteronômio 33 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Phục Truyền Luật Lệ 33 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Deuteronomio 33 (RVA) »
圣 经 简体中文和合本
申 命 记 33 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
申 命 記 33 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
5 Mosebok 33 (SV1917) »
Библия на русском
Второзаконие 33 (RUSV) »
Українська Біблія
Повторення Закону 33 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
5 Mózes 33 (KAR) »
Българска Библия
Второзаконие 33 (BULG) »
聖書 日本語
申命記 33 (JPN) »
Biblia Takatifu
Torati 33 (SWHULB) »
De Heilige Schrift
Deuteronomium 33 (NLD) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters