Esdra Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Esdra 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Esdra 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Esdra 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë krerët e shtëpive atërore dhe lista gjenealogjike e atyre që u kthyen me mua nga Babilonia, nën mbretërimin e Artasersit.

Esdra 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Finehasit, Gershomi; nga bijtë e Ithamarit, Danieli; nga bijtë e Davidit, Hatushi.

Esdra 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Shekaniahut: nga bijtë e Paroshit, Zakaria, dhe bashkë me të u regjistruan njëqind e pesëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Pahath-Moabit, Elihoenai, bir i Zerahiahut, dhe me të dyqind meshkuj.

Esdra 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Shekaniahut, i biri i Jahazielit dhe bashkë me të treqind meshkuj.

Esdra 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Adinit, Ebedi, bir i Jonathanit, dhe bashkë me të pesëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Elamit, Isai, bir i Athaliahut, dhe bashkë me të shtatëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Shefatiahut, Zebadiahu, bir i Mikaelit, dhe bashkë me të tetëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Joabit, Obadiahu, bir i Jehielit, dhe bashkë me të dyqind e tetëmbëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Shelomithit, bir i Josifiahut dhe bashkë me të njëqind e gjashtëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Bebait, Zakaria, bir i Bebait, dhe bashkë me të njëzet e tetë meshkuj.

Esdra 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Azgadit, Johanani, bir i Hakatas, dhe bashkë me të njëqind e dhjetë meshkuj.

Esdra 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Adonikamit, të fundit, emrat e të cilëve ishin: Elifelet, Jehiel dhe Shemajah, dhe bashkë me ta gjashtëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bijtë e Bigvait, Uthai dhe Zabudi, dhe bashkë me ta shtatëdhjetë meshkuj.

Esdra 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë i mblodha pranë lumit që rrjedh në drejtim të Ahavës, dhe fushuam aty tri ditë. Kur kalova në revistë popullin dhe priftërinjtë, nuk gjeta asnjë bir Leviti.

Esdra 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dërgova të thërrasë Eliezerin, Arielin, Shemajahun, Elnathanin, Jaribin, Elnathanin, Nathanin, Zakarian dhe Meshulamin, që ishin të parë, si edhe Jojaribin dhe Elnathanin që ishin njerëz të urtë,

Esdra 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i urdhërova të shkonin tek Ido, kreu i lokalitetit të Kasifias, dhe u vura në gojë fjalët që duhet t’i thonin Idos dhe vëllezërve të tij, Nethinejve në lokalitetin e Kasifias, që të na dërgonin njerëz që të kryenin shërbimin në shtëpinë e Perëndisë tonë.

Esdra 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se dora mirëbërëse e Perëndisë tonë ishte mbi ne, ata na dërguan Sherebiahun, një njeri me mend, nga bijtë e Mahlit, birit të Levit, bir i Izraelit, bashkë me bijtë e vëllezërit e tij, gjithsej tetëmbëdhjetë;

Esdra 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Hashabiahun, dhe me të Isai nga bijtë e Merarit, vëllezërit dhe bijtë e tyre, gjithsej njëzet;

Esdra 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nga Nethinej, që Davidi dhe krerët kishin caktuar në shërbim të Levitëve, dyqind e njëzet Nethinej, të gjithë të caktuar me emër.

Esdra 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty, pranë lumit Ahava, unë shpalla një agjerim për t’u përulur përpara Perëndisë tonë, për t’i kërkuar një udhëtim të sigurt për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha pasuritë tona.

Esdra 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt unë kisha turp t’i kërkoja mbretit një roje ushtarësh dhe kalorësish që të na mbronte nga armiku gjatë udhëtimit, sepse i kishim thënë mbretit: "Dora e Perëndisë tonë është mbi të gjithë ata që kërkojnë për të mirën e tyre, por fuqia e tij dhe zemërimi i tij janë kundër të gjithë atyre që e braktisin".

Esdra 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ne agjeruam dhe iu lutëm Perëndisë tonë për këtë arësye, dhe ai e dëgjoi lutjen tonë.

Esdra 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë zgjodha dymbëdhjetë nga krerët e priftërinjve: Sherebiahun, Hashabiahun dhe bashkë me ta dhjetë nga vëllezërit e tyre,

Esdra 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u peshova atyre argjendin, arin, veglat, që ishin oferta e bërë për shtëpinë e Perëndisë tonë nga mbreti, nga këshilltarët dhe nga paria e tij, dhe nga të gjithë Izraelitët që ndodheshin atje.

Esdra 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në duart e tyre peshova gjithashtu gjashtëqind e pesëdhjetë talenta argjendi, vegla prej argjendi me një vlerë prej njëqind talentash, njëqind talenta ari,

Esdra 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
njëzet kupa ari me një vlerë prej një mijë darikë, dy enë prej bronzi të hollë dhe të shndritshëm, i çmueshëm si ari.

Esdra 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u thashë atyre: "Ju i jeni shenjtëruar Zotit; edhe përdorëset janë të shenjta, dhe argjendi dhe ari janë një ofertë vullnetare për Zotin, Perëndinë e etërve tuaj.

Esdra 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kini kujdes dhe ruajini deri sa t’i peshoni përpara krerëve të priftërinjve, Levitëve dhe të parëve të shtëpive atërore të Izraelit në Jeruzalem, në dhomat e shtëpisë të Zotit".

Esdra 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu priftërinjtë dhe Levitët morën argjendin, arin dhe veglat që u peshuan atëherë, për t’i çuar në Jeruzalem në shtëpinë e Perëndisë tonë.

Esdra 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e dymbëdhjetë të muajit të parë u nisëm nga lumi Ahava për të shkuar në Jeruzalem; dora e Perëndisë tonë ishte mbi ne dhe gjatë udhëtimit na liroi nga armiku dhe nga pritat e tij.

Esdra 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arritëm kështu në Jeruzalem dhe qëndruam tri ditë atje.

Esdra 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e katërt në shtëpinë e Perëndisë tonë, u peshuan argjendi, ari dhe veglat në duart e Meremothit, birit të priftit Uriah, me të cilin ishte Eleazari, bir i Finehasit, dhe me ta Levitët Jozabad, bir i Jeshuas, dhe Noadiahu, bir i Binuit.

Esdra 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U njëhsua dhe u peshua çdo gjë; dhe pesha e të gjitha gjërave u vu me shkrim.

Esdra 8:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të mërguarit që u kthyen nga robëria, i ofruan si olokauste Perëndisë të Izraelit dymbëdhjetë dema për tërë Izraelin, nëntëdhjetë e gjashtë desh, shtatëdhjetë e shtatë qengja dhe dymbëdhjetë cjep si flijim për mëkatin, e tërë kjo si olokaust për Zotin.

Esdra 8:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ua dorëzuan dekretet e mbretit satrapëve të mbretit dhe qeveritarëve të krahinës matanë Lumit, dhe këta ndihmuan popullin dhe shtëpinë e Perëndisë.
Previous Chapter
« Esdra 7 (ALB)
Next Chapter
Esdra 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezra 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezra 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezra 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezra 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezra 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Esdras 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Esra 8 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
एज्रा 8 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਜ਼ਰਾ 8 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
ইজ্ৰা 8 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
எஸ்றா 8 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
एज्रा 8 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
ఎజ్రా 8 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
એઝરા 8 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಎಜ್ರನು 8 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
عَزْرَا 8 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
עזרא 8 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Esdras 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xơ-ra 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Esdras 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esdra 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 斯 拉 记 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 斯 拉 記 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Esra 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Ездра 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ездра 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezsdrás 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Ездра 8 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エズラ記 8 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esra 8 (NORSK) »

Esdra (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters