Habakuku Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Habakuku 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Habakuku 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Habakuku 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin.

Habakuku 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën.

Habakuku 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij.

Habakuku 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze si shkëndi dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.

Habakuku 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Para tij ecte murtaja dhe murtaja e ethshme ndiqte hapat e tij.

Habakuku 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombet të dridheshin; malet e përjetshëm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e tij janë të përjetshme.

Habakuku 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë i shikoja në dëshpërim çadrat e Kushanit, pavijonet e vendit të Madianit dridheshin.

Habakuku 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, a merrte zjarr vallë zemërimi yt kundër lumenjve? A ishte zemërimi yt kundër lumenjve ose tërbimi yt kundër detit, kur shkoje hipur mbi kuajt e tu, mbi qerret e tua të fitores?

Habakuku 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti e ke zbuluar plotësisht harkun tënd, sipas betimeve që ke bërë mbi shigjetat e tua. Ti e ke ndarë tokën me lumenjtë.

Habakuku 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Malet të panë dhe u drodhën; uragani i ujit kaloi, humnera ka bërë të dëgjohet zëri i saj dhe ka ngritur duart lart.

Habakuku 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dielli dhe hëna kanë mbetur në banesën e tyre; në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.

Habakuku 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti e ke përshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemëruar.

Habakuku 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart.

Habakuku 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t’i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi.

Habakuku 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.

Habakuku 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën e fatkeqësisë, që do t’i vijë popullit që e mësyn.

Habakuku 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,

Habakuku 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.

Habakuku 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.
Previous Chapter
« Habakuku 2 (ALB)
Next Chapter
Sofonia 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Habakkuk 3 (ASV) »
King James Version
Habakkuk 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Habakkuk 3 (GW) »
World English Bible
Habakkuk 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
Habacuc 3 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Habakuk 3 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
हबक्कूक 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਬੱਕੂਕ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
হবক্কুক 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
ஆபகூக் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
हबक्कूक 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
హబక్కూకు 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હબાક્કુક 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಹಬಕ್ಕೂಕನು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حَبَقُّوق 3 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
חבקוק 3 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Habacuque 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ha-ba-cúc 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Habacuc 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Abacuc 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
哈 巴 谷 书 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
哈 巴 谷 書 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Habackuk 3 (SV1917) »
Библия на русском
Аввакум 3 (RUSV) »
Українська Біблія
Авакум 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Habakuk 3 (KAR) »
Българска Библия
Авакум 3 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Habakkuk 3 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Xabaquuq 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
Habakuk 3 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Habakkuk 3 (DA1871) »

Habakuku (ALB) Chapter Selection

1 2 3

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters