Gjyqtarët Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve.

Gjyqtarët 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për gruaa".

Gjyqtarët 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?". Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: "Merrma atë, sepse më pëlqen".

Gjyqtarët 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael.

Gjyqtarët 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.

Gjyqtarët 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.

Gjyqtarët 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pëlqeu Sansonit.

Gjyqtarët 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.

Gjyqtarët 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mori pak mjaltë në dorë dhe filloi ta hajë ndërsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ëma, u dha edhe atyre dhe ata e hëngrën; por nuk u tha që e kishte marrë mjaltin nga trupi i luanit.

Gjyqtarët 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë.

Gjyqtarët 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, kur njërëzit e panë vendit, ata morën tridhjetë shokë, që të rrinin bashkë me të.

Gjyqtarët 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni u tha atyre: "Unë do t’ju propozoj një gjëzë; në rast se ju arrini të gjeni shpjegimin e saj të ma njoftoni brenda shtatë ditëve të gostisë, do t’ju jap tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash;

Gjyqtarët 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se nuk mund të ma shpjegoni, do të më jepni mua tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash".

Gjyqtarët 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjegjën: "Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë". Ai u tha atyre: "Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla". Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.

Gjyqtarët 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t’i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s’është ashtu?".

Gjyqtarët 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: "Ti ke vetëm urrejtje ndaj meje dhe nuk më do; ti u propozove një gjëzë bijve të popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nënës sime, pse duhet të ta shpjegoj ty?".

Gjyqtarët 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo qau para tij gjatë shtatë ditëve të festës. Kështu ditën e shtatë Sansoni ia shpjegoi, sepse e mërziste; pastaj ua shpjegoi gjëzën bijve të popullit të saj.

Gjyqtarët 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: "A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?". Dhe ai iu përgjegj atyre: "Po të mos kishit lëruar me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur gjëzën time".

Gjyqtarët 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.

Gjyqtarët 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por gruan e Sansonit ia dhanë shokut të tij, që kishte qenë shoku i tij më i mirë.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 13 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
Judges 14 (ASV) »
King James Version
Judges 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 14 (GW) »
World English Bible
Judges 14 (WEB) »
Louis Segond 1910
Juges 14 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Richter 14 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
न्यायियों 14 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਕਜ਼ਾૃ 14 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
বিচাৰকর্তাবিলাক 14 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
நியாயாதிபதிகள் 14 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
शास्ते 14 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
న్యాయాధిపతులు 14 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
ન્યાયાધીશો 14 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ನ್ಯಾಯಸ್ಥಾಪಕರು 14 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْقُضَاة 14 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
שפטים 14 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Juízes 14 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Các Thủ Lãnh 14 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Jueces 14 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giudici 14 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
士 师 记 14 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
士 師 記 14 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Domarboken 14 (SV1917) »
Библия на русском
Книга Судей 14 (RUSV) »
Українська Біблія
Книга Суддів 14 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Bírák 14 (KAR) »
Българска Библия
Съдии 14 (BULG) »
聖書 日本語
士師記 14 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Xaakinnada 14 (SOM) »
De Heilige Schrift
Richtere 14 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Dommer 14 (DA1871) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters