Gjyqtarët Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë kombet që Zoti la me qëllim që me anë të tyre të vinte në provë Izraelin, domethënë tërë ata që nuk kishin njohur luftërat e Kanaanit:

Gjyqtarët 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(kjo kishte si qëllim të vetëm t’ua bënte të njohur dhe t’u mësonte bijve të Izraelit luftën, të paktën atyre që nuk e kishin njohur më parë)

Gjyqtarët 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pesë princat e Filistejve, tërë Kananejtë, Sidonitët dhe Hivejtë që banonin në malin e Libanit, nga mali i Baal-Hermonit deri në hyrje të Hamathit.

Gjyqtarët 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto kombe u lanë për të vënë në provë Izraelin, për të parë në se ata do t’u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.

Gjyqtarët 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;

Gjyqtarët 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.

Gjyqtarët 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe i shërbyen Baalit dhe Asherothit.

Gjyqtarët 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai i dorëzoi në duart e Kushan-Rishathaimit për tetë vjet me radhë.

Gjyqtarët 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha një çlirimtar, Othnielin, birin e Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit; dhe ky i çliroi.

Gjyqtarët 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fryma e Zotit ishte mbi të, dhe ai ishte gjyqtar i Izraelit; doli për të luftuar dhe Zoti i dha në dorë Kushan-Rishathaimin, mbretin e Mesopotamisë, dhe dora e tij qe e fuqishme kundër Kushan-Rishathaimit.

Gjyqtarët 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendi pati paqe për dyzet vjet me radhë; pastaj Othnieli, bir i Kenazit, vdiq.

Gjyqtarët 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe në sytë e Zotit; atëherë Zoti e bëri të fortë Eglonin, mbretin e Moabit, kundër Izraelit, sepse ata kishin bërë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.

Gjyqtarët 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Egloni mblodhi rreth vetes bijtë e Amonit dhe të Amalekut, dhe u nis e mundi Izraelin; dhe pushtoi qytetin e palmave.

Gjyqtarët 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Izraelit u bënë shërbëtorë të Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.

Gjyqtarët 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha atyre një çlirimtar, Ehudin, birin e Gerit, Beniaminitin, që ishte mëngjarash. Bijtë e Izraelit i dërguan nëpërmjet tij haraçin e tyre Eglonit, mbretit të Moabit.

Gjyqtarët 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ehudi bëri një shpatë me dy tehe, të gjatë një kubitë; e ngjeshi në brez poshtë veshjes, në krahun e djathtë.

Gjyqtarët 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i çoi haraçin Eglonit, mbretit të Moabit, që ishte një njeri shumë i trashë.

Gjyqtarët 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbaroi paraqitja e haraçit, ai ktheu në shtëpi njerëzit që kishin sjellë haraçin.

Gjyqtarët 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai vetë, nga vendi i idhujve pranë Gilgalit, u kthye prapa dhe tha: O mbret, kam diçka që dua të të them fshehurazii". Mbreti i tha: "Heshtni!". Dhe të gjithë ata që e shoqëronin dolën jashtë.

Gjyqtarët 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Ehudi iu afrua mbretit (që ishte ulur vetëm në fresk, në sallën lart). Ehudi i tha: "Kam një fjalë për të të thënë nga ana e Zotit". Kështu mbreti u ngrit nga froni i tij;

Gjyqtarët 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë Ehudi zgjati dorën e majtë, nxori shpatën nga krahu i djathtë dhe ia futi në bark.

Gjyqtarët 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe doreza e shpatës u fut pas presës dhe dhjami u mbyll pas presës sepse ai nuk e tërhoqi shpatën nga barku i mbretit; dhe zorrët e tij dolën jashtë.

Gjyqtarët 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Ehudi dolli në portik, dhe mbylli me çelës dyert e sallës së sipërme.

Gjyqtarët 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur doli; erdhën shërbëtorët për të parë, dhe ja, dyert e sallës së sipërme ishin mbyllur me çelës; kështu ata thanë: "Me siguri ai bën nevojën e tij në dhomëzën e sallës së freskët".

Gjyqtarët 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pritën aq sa e ndjenë veten të shushatur; por duke qenë se nuk po hapeshin portat e sallës, ata muarrën çelsin dhe hapën; dhe ja, zotëria e tyre rrinte shtrirë në tokë: ai kishte vdekur.

Gjyqtarët 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ata ngurronin, Ehudi pati kohë të ikte, kaloi matanë vendit të idhujve dhe shpëtoi duke arritur në Seirah.

Gjyqtarët 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të arritur, i ra borisë në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit zbritën bashkë me të nga krahina malore, dhe ai u vu në krye të tyre.

Gjyqtarët 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhënë në dorë Moabitët, armiqtë tuaj". Ata zbritën pas tij, zunë vatë e Jordanit që çojnë në Moab, dhe nuk lanë të kalojë asnjeri.

Gjyqtarët 3:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë mundën rreth dhjetë mijë Moabitë, të gjithë të fortë dhe trima; nuk shpëtoi as edhe një.

Gjyqtarët 3:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu atë ditë Moabi u poshtërua nga dora e Izraelit, dhe vendi pati paqe tetëdhjetë vjet me radhë.

Gjyqtarët 3:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas Ehudit, erdhi Shamgari, bir i Anathit. Ai mundi gjashtëqind Filistej me një hosten qesh; edhe ai çliroi Izraelin.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 2 (ALB)
Next Chapter
Gjyqtarët 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Judges 3 (ASV) »
King James Version
Judges 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 3 (GW) »
Berean Bible
Judges 3 (BSB) »
World English Bible
Judges 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
Juges 3 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Richter 3 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
न्यायियों 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਕਜ਼ਾૃ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
বিচাৰকর্তাবিলাক 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
நியாயாதிபதிகள் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
शास्ते 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
న్యాయాధిపతులు 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
ન્યાયાધીશો 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ನ್ಯಾಯಸ್ಥಾಪಕರು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْقُضَاة 3 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
שפטים 3 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Juízes 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Các Thủ Lãnh 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Jueces 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giudici 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
士 师 记 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
士 師 記 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Domarboken 3 (SV1917) »
Библия на русском
Книга Судей 3 (RUSV) »
Українська Біблія
Книга Суддів 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Bírák 3 (KAR) »
Българска Библия
Съдии 3 (BULG) »
聖書 日本語
士師記 3 (JPN) »
Det Norsk Bibel
Dommerne 3 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Waamuzi 3 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Xaakinnada 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
Richtere 3 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Dommer 3 (DA1871) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters