Levitiku Chapter 27 ALB Bible Verse Images

Levitiku 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Levitiku 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Levitiku 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Levitiku 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t’i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t’i japë një barasvlerë,

Levitiku 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se vlerësimi yt ka të bëjë me një mashkull njëzet vjeç e lart, deri në gjashtëdhjetë vjeç, atëherë vlerësimi yt do të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores.

Levitiku 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të jetë se ka të bëjë me një grua, vlerësimi yt do të jetë tridhjetë sikla.

Levitiku 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

Levitiku 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.

Levitiku 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

Levitiku 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.

Levitiku 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se është puna për kafshë që mund t’i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.

Levitiku 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk do të mund as ta zëvendësojë, as ta këmbejë, as një të mirë me një të keqe, as një të keqe me një të mirë; por, edhe sikur të këmbente një kafshë me një tjetër, që të dyja do të jenë gjë e shenjtë.

Levitiku 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t’i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;

Levitiku 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.

Levitiku 27:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit.

Levitiku 27:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.

Levitiku 27:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t’i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.

Levitiku 27:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.

Levitiku 27:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;

Levitiku 27:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.

Levitiku 27:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t’i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.

Levitiku 27:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;

Levitiku 27:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.

Levitiku 27:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,

Levitiku 27:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.

Levitiku 27:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e jubileut ara do t’i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.

Levitiku 27:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.

Levitiku 27:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por asnjeri nuk mund t’i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.

Levitiku 27:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.

Levitiku 27:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.

Levitiku 27:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.

Levitiku 27:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.

Levitiku 27:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t’i shtojë një të pestën.

Levitiku 27:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t’i shenjtërohet Zotit.

Levitiku 27:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.

Levitiku 27:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.
Previous Chapter
« Levitiku 26 (ALB)
Next Chapter
Numrat 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Leviticus 27 (ASV) »
King James Version
Leviticus 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Leviticus 27 (GW) »
World English Bible
Leviticus 27 (WEB) »
Louis Segond 1910
Lévitique 27 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
लैव्यव्यवस्था 27 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਅਹਬਾਰ 27 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
লেবীয়া 27 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
லேவியராகமம் 27 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
लेवीय 27 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
లేవీకాండం 27 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
લેવીય 27 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯಾಜಕಕಾಂಡ 27 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَللَّاوِيِّينَ 27 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
ויקרא 27 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Levítico 27 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Lê-vi 27 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Levítico 27 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Levitico 27 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
利 未 记 27 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
利 未 記 27 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
3 Mosebok 27 (SV1917) »
Библия на русском
Левит 27 (RUSV) »
Українська Біблія
Левит 27 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
3 Mózes 27 (KAR) »
Българска Библия
Левит 27 (BULG) »
聖書 日本語
レビ記 27 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Laawiyiintii 27 (SOM) »
De Heilige Schrift
Leviticus 27 (NLD) »

Levitiku (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters