Mateu Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Mateu 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.

Mateu 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.

Mateu 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: “A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?.”

Mateu 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: “A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?

Mateu 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".

Mateu 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë.”

Mateu 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: “Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?.”

Mateu 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u tha atyre: “Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.

Mateu 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën.”

Mateu 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e vet i thanë: “Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet.”

Mateu 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Jo të gjithë i kuptojnë këto fjalë, por atyre që iu është dhënë.

Mateu 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë.”

Mateu 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i sollën fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ata dhe të lutej, por dishepujt i qortuan.

Mateu 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi tha: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve.”

Mateu 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej.

Mateu 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: “Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?.”

Mateu 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai tha: “Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet.”

Mateu 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i tha: “Cilat?.” Atëherë Jezusi i tha: “Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme,

Mateu 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde.”

Mateu 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I riu i tha: “Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?.”

Mateu 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç’të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua.”

Mateu 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.

Mateu 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.

Mateu 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe po jua përsëris: Éshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Mateu 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: “Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?.”

Mateu 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: “Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur.”

Mateu 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: “Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?.”

Mateu 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Mateu 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.

Mateu 19:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shumë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë të fundit do të jenë të parët.”
Previous Chapter
« Mateu 18 (ALB)
Next Chapter
Mateu 20 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Matthew 19 (ASV) »
King James Version
Matthew 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 19 (GW) »
World English Bible
Matthew 19 (WEB) »
Louis Segond 1910
Matthieu 19 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मत्ती 19 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮੱਤੀ 19 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মথি 19 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மத்தேயு 19 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मत्तय 19 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మత్తయి 19 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માથ્થી 19 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮತ್ತಾಯನು 19 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَتَّى 19 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
הבשורה על־פי מתי 19 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Mateus 19 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ma-thi-ơ 19 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Mateo 19 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Matteo 19 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 太 福 音 19 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 太 福 音 19 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Matteus 19 (SV1917) »
Библия на русском
Матфея 19 (RUSV) »
Українська Біблія
Матвія 19 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Máté 19 (KAR) »
Българска Библия
Матей 19 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Matteus 19 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Matayos 19 (SOM) »
De Heilige Schrift
Mattheüs 19 (NLD) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters