Mateu Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Mateu 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.

Mateu 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.

Mateu 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: “Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.

Mateu 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.

Mateu 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;

Mateu 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s’kishte rrënjë.

Mateu 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.

Mateu 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.

Mateu 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”

Mateu 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: “Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?.”

Mateu 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: “Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.

Mateu 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.

Mateu 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.

Mateu 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.

Mateu 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t’i shëroj.

Mateu 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.

Mateu 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t’i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t’i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!

Mateu 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.

Mateu 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.

Mateu 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;

Mateu 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.

Mateu 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.

Mateu 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.

Mateu 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: “Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.

Mateu 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.

Mateu 13:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.

Mateu 13:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra??

Mateu 13:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku". Atëherë shërbëtorët i thanë: "A do ti të shkojmë e ta shkulim?".

Mateu 13:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tha: "Jo, kam frikë se, duke shkulur egjrën, bashkë me të, do të shkulni edhe grurin.

Mateu 13:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t’u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim".”

Mateu 13:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u proposoi atyre një shëmbëlltyre tjetër duke thënë: “Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet.

Mateu 13:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë, aq sa zogjtë e qiellit vijnë dhe gjejnë strehë në degët e saj.”

Mateu 13:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër: “Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell deri sa brumi të mbruhet plotësisht.”

Mateu 13:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi ua tha turmave të gjitha këto gjëra në shëmbëlltyra; dhe u fliste atyre vetëm në shëmbëlltyra,

Mateu 13:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të përmbushej ç’është e thënë nëpërmjet profetit: “Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës.”

Mateu 13:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye në shtëpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanë: “Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë.”

Mateu 13:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: “Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.

Mateu 13:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut,

Mateu 13:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt.

Mateu 13:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës.

Mateu 13:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,

Mateu 13:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.

Mateu 13:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!.”

Mateu 13:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.

Mateu 13:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur.

Mateu 13:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.

Mateu 13:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një rrjete të hedhur në det, që mbledh gjithfarë lloje gjërash.

Mateu 13:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ajo është mbushur, peshkatarët e nxjerrin atë në breg, ulen dhe mbledhin në kosha ç’është e mirë, por i hedhin ata që nuk janë të mirë.

Mateu 13:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t’i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;

Mateu 13:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.”

Mateu 13:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “A i kuptuat të gjitha këto?.” Ata i thanë: “Po, Zot.”

Mateu 13:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Prandaj çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra.”

Mateu 13:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur Jezusi i kishte mbaruar këto shëmbëlltyra, u largua që andej.

Mateu 13:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: “Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme?

Mateu 13:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?

Mateu 13:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?.”

Mateu 13:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: “Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet.”

Mateu 13:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
Previous Chapter
« Mateu 12 (ALB)
Next Chapter
Mateu 14 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Matthew 13 (ASV) »
King James Version
Matthew 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 13 (GW) »
World English Bible
Matthew 13 (WEB) »
Louis Segond 1910
Matthieu 13 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मत्ती 13 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮੱਤੀ 13 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মথি 13 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மத்தேயு 13 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मत्तय 13 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మత్తయి 13 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માથ્થી 13 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮತ್ತಾಯನು 13 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَتَّى 13 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
הבשורה על־פי מתי 13 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Mateus 13 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ma-thi-ơ 13 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Mateo 13 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Matteo 13 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 太 福 音 13 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 太 福 音 13 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Matteus 13 (SV1917) »
Библия на русском
Матфея 13 (RUSV) »
Українська Біблія
Матвія 13 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Máté 13 (KAR) »
Българска Библия
Матей 13 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Matteus 13 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Matayos 13 (SOM) »
De Heilige Schrift
Mattheüs 13 (NLD) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters