Zbulesa Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: “Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,

Zbulesa 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj.”

Zbulesa 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe thanë për të dytën herë: “Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve.”

Zbulesa 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: “Amen, Aleluja!.”

Zbulesa 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: “Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë.”

Zbulesa 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: “Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.

Zbulesa 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!

Zbulesa 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve.”

Zbulesa 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më tha: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.” Dhe më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.”

Zbulesa 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: “Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë.”

Zbulesa 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.

Zbulesa 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;

Zbulesa 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Perëndisë".

Zbulesa 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër.

Zbulesa 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur me të kombet; dhe ai do të qeverisë me skeptër prej hekuri dhe ai vet do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së plotfuqishëm.

Zbulesa 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbi rroben e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETÉRVE dhe ZOTI I ZOTÉRVE.

Zbulesa 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë një engjëll që qëndronte në këmbë në diell; dhe bërtiti me zë të madh duke u thënë gjithë shpendëve që fluturojnë në mes të qiellit: “Ejani, mblidhuni në gostinë e madhe të Perëndisë,

Zbulesa 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të hani mish mbretërish, dhe mish kapitenësh, dhe mish njerëzish të fuqishëm, dhe mish kuajsh dhe kalorësish, dhe mishin e të gjithë njerëzve, të të lirëve dhe të skllevërve, dhe të të vegjëlve dhe të të mëdhenjve.”

Zbulesa 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë bishën, dhe mbretërit e dheut, dhe ushtritë e tyre të mbledhura që të bënin luftë kundër atij që kalëronte kalin dhe kundër ushtrisë së tij.

Zbulesa 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës, dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur;

Zbulesa 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të tjerët u vranë me shpatë, që dilte nga goja e atij që kalëronte kalin, dhe të gjitha shpendët u ngopën me mishrat e tyre.
Previous Chapter
« Zbulesa 18 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 20 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Revelation 19 (ASV) »
King James Version
Revelation 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 19 (GW) »
World English Bible
Revelation 19 (WEB) »
Louis Segond 1910
Apocalypse 19 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
प्रकाशितवाक्य 19 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਪਰਕਾਸ਼ ਦੀ ਪੋਥੀ 19 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
पপ্রত্যাদেশ 19 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
வெளிப்படுத்தின விசேஷம் 19 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
प्रकटीकरण 19 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
ప్రకటన గ్రంథం 19 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પ્રકટીકરણ 19 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಪ್ರಕಟಣೆ 19 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
رُؤيا 19 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
ההתגלות 19 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Apocalipse 19 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Khải Huyền 19 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Apocalipsis 19 (RVA) »
圣 经 简体中文和合本
启 示 录 19 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
启 示 录 19 (CUVT) »
Библия на русском
Откровение 19 (RUSV) »
Українська Біблія
Об'явлення 19 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Jelenések 19 (KAR) »
Българска Библия
Откровение 19 (BULG) »
Biblia Takatifu
Ufunuo 19 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Muujintii 19 (SOM) »
De Heilige Schrift
Openbaring 19 (NLD) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters