2 Mbretërve Chapter 3 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jehorami, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet me radhë.

2 Mbretërve 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nëna e tij, sepse hoqi shtyllën e Baalit, të ndërtuar nga i ati.

2 Mbretërve 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë ai mbeti i lidhur me mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të mëkatojë, dhe nuk u shkëput nga ato.

2 Mbretërve 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mesha, mbret i Moabit, ishte një rritës dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit një haraç prej njëqind mijë qengjash dhe leshin e njëqind mijë deshve.

2 Mbretërve 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por me vdekjen e Ashabit, mbretit të Moabit u rebelua kundër mbretit të Izraelit.

2 Mbretërve 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe kërkoi të mblidhet tërë Izraeli;

2 Mbretërve 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj u nis dhe i çoi fjalë Jozafatit, mbretit të Judës: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje; a do të vish me mua për të luftuar kundër Moabit?". Ai u përgjigj: "Do të vij, ki besim tek unë ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu".

2 Mbretërve 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: Nga rruga e shkretëtirës së Edomitt".

2 Mbretërve 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t’i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin.

2 Mbretërve 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t’i dorëzuar në duart e Moabit!".

2 Mbretërve 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jozafati pyeti: "A ka këtu ndonjë profet të Zotit me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin?". Njëri nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj dhe tha: "Kemi këtu Eliseun, birin e Shafatit, i cili derdhte ujë mbi duart e Elias".

2 Mbretërve 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozafati tha: "Fjala e Zotit është me të". Kështu mbreti i Izraelit, Jozafati dhe mbreti i Edomit zbritën drejt tij.

2 Mbretërve 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: "Ç’punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!". Mbreti i Izraelit iu përgjigj: Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t’i dorëzuar nëë duart e Moabit".

2 Mbretërve 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliseu tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive, në prani të të cilit ndodhem unë, po të mos ishte për respektin që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, nuk do të isha kujdesur aspak për ty dhe nuk do të të kisha begenisur as edhe me një shikim.

2 Mbretërve 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani më sillni një muzikant". Por ndodhi që, ndërsa muzikanti i binte harpës, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun.

2 Mbretërve 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai tha: "Kështu flet Zoti: "Gërmoni shumë gropa në këtë luginë".

2 Mbretërve 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti: "Ju nuk do të shihni as erë, as shi; megjithatë kjo luginë do të mbushet me ujë; dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të transportit.

2 Mbretërve 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo është akoma pak në sytë e Zotit, sepse ai do t’ju japë në dorë edhe Moabin.

2 Mbretërve 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të shkatërroni të gjitha qytetet e fortifikuara dhe të gjitha qytetet më të mira, do të rrëzoni të gjithë drurët e mirë, do të zini të gjitha burimet e ujit dhe do të shkatërroni me gurë të gjitha parcelat e mira të tokës"".

2 Mbretërve 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, në orën në të cilën ofrohet blatimi i ushqimit, ja që erdhi uji nga ana e Edomit dhe vendi u mbush plot me ujë.

2 Mbretërve 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë Moabitët, që mësuan që këta mbretër kishin dalë për të bërë luftë, mblodhën tërë ata që ishin në gjendje të mbanin armë, të rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan në kufi.

2 Mbretërve 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u ngritën në mëngjes herët, dielli shndriste mbi ujërat; atëherë Moabitët panë para tyre ujërat të kuqë si gjak;

2 Mbretërve 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njeri tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!".

2 Mbretërve 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por Izaelitët u ngritën dhe i vunë përpara Moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t’i vrasin Moabitët.

2 Mbretërve 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkatëruan qytetet; çdo copë tokë të mirë e mbushën me gurë, duke hedhur secili gurin e tij; i zunë të gjitha burimet e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. Në Kir-Hareseth mbetën vetëm gurët, por hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan.

2 Mbretërve 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.

2 Mbretërve 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai mori të parëlindurin e tij që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e ofroi si olokaust mbi muret. Pati atëherë një zemërim të madh kundër atyre Izraelitëve që u larguan nga ai dhe u kthyen në vendin e tyre.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 2 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
2 Kings 3 (ASV) »
King James Version
2 Kings 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 3 (GW) »
World English Bible
2 Kings 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
2 Rois 3 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
2 राजाओं 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
2 ਰਾਜਿਆਂ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
2 ৰাজাৱলি 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
2 இராஜாக்கள் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
2 राजे 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
2 రాజులు 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
2 રાજાઓ 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
2 ಅರಸುಗಳು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْمُلُوكِ ٱلثَّانِي 3 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מלכים ב 3 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
2 Reis 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
2 Các Vua 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
2 Reyes 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
2 Re 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
列 王 记 下 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
列 王 紀 下 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
2 Kungaboken 3 (SV1917) »
Библия на русском
4 Царств 3 (RUSV) »
Українська Біблія
2 царів 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
2 Királyok 3 (KAR) »
Българска Библия
4 Царе 3 (BULG) »
聖書 日本語
列王紀下 3 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Boqorradii Labaad 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
2 Koningen 3 (NLD) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters