2 Mbretërve Chapter 8 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliseu i tha gruas, djalin e së cilës e kishte ringjallur: "Çohu dhe shko jashtë, ti me gjithë familjen tënde, për të banuar ku të mundesh, sepse Zoti ka vendosur të pllakosë zia, që do të zgjasë shtatë vjet në vend".

2 Mbretërve 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalës së njeriut të Perëndisë; iku me familjen e saj dhe banoi në vendin e Filistejve shtatë vjet.

2 Mbretërve 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si kaluan shtatë vjet, gruaja u kthye nga vendi i Filistejve dhe shkoi te mbreti për t’i kërkuar shtëpinë dhe tokat e veta.

2 Mbretërve 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, dhe i thoshte: "Tregomë, të lutem, tërë veprat e mëdha që ka bërë Eliseu".

2 Mbretërve 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pikërisht, ndërsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur të vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, së cilës ai i kishte ringjallur të birin, për t’i kërkuar mbretit shtëpinë dhe tokat e veta. Atëherë Gehazi tha: "O mbret, o imzot, kjo është gruaja dhe ky është biri që Eliseu ka ringjallur".

2 Mbretërve 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atëherë mbreti ngarkoi një funksionar, të cilit i tha: "Ktheja tërë atë që i përkasin dhe të gjitha të ardhurat e tokave, nga dita e largimit të saj nga vendi ynë deri më tani".

2 Mbretërve 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Eliseu shkoi në Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, ishte i sëmurë dhe e njoftuan: "Njeriu i Perëndisë ka ardhur deri këtu".

2 Mbretërve 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë, dhe këshillohu nëpërmjet tij me Zotin, duke thënë: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".

2 Mbretërve 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Hazaeli shkoi të takohet me Eliseun duke sjellë si dhuratë gjërat më të mira të Damaskut: një ngarkesë prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, më ka dërguar te ti për të pyetur: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".

2 Mbretërve 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliseu iu përgjigj: "Shko t’i thuash: "Do të shërohesh me siguri". Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri".

2 Mbretërve 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai e ngurtësoi fytyrën me një shikim të ngulët deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perëndisë filloi të qajë.

2 Mbretërve 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u përgjigj: "Sepse e di të keqen që do t’u bësh bijve të Izraelit: do t’u vësh flakën fortesave të tyre, do të vrasësh me shpatë të rinjtë e tyre, do t’i bësh copë-copë fëmijët e tyre dhe do t’i çash barkun grave me barrë".

2 Mbretërve 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hazaeli tha: "Por ç’është, vallë shërbëtori yt, një qen, që të bëj këtë hata?". Eliseu u përgjigj: "Zoti më bën të shoh që ti do të bëhesh mbret i Sirisë".

2 Mbretërve 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, që e pyeti: "Çfarë të tha Eliseu?". Ai u përgjigj: "Më tha që do të shërohesh me siguri".

2 Mbretërve 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen Hazaeli mori një batanije e zhyti në ujë dhe e shtriu mbi fytyrën e mbretit që vdiq. Kështu Hazaeli mbretëroi në vend të tij.

2 Mbretërve 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e pestë të Joramit, birit të Ashabit, mbret i Izraelit, Jehorami, bir i Jozafatit, mbret i Judës, filloi të mbretërojë mbi Judën.

2 Mbretërve 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tetë vjet në Jeruzalem.

2 Mbretërve 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit, ashtu si kishte bërë shtëpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte një bijë e Ashabit, dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.

2 Mbretërve 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorin e tij, sepse i kishte premtuar t’u jepte një llambë për gjithnjë atij dhe bijve të tij.

2 Mbretërve 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjatë ditëve të mbretërimit të tij, Edomi ngriti krye kundër pushtetit të Judës dhe zgjodhi edhe një mbret.

2 Mbretërve 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jorami shkoi në Tsair me gjithë qerret e tij; pastaj natën u ngrit dhe mundi Edomitët që e kishin rrethuar dhe kapitenët e qerreve, ndërsa njerëzit mundën të ikin në çadrat e tyre.

2 Mbretërve 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Edomi ka qenë i panënshtruar ndaj pushtetit të Judës deri më ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye.

2 Mbretërve 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Joramit dhe të gjitha ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?

2 Mbretërve 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Joramin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashaziahu.

2 Mbretërve 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit, mbreti i Izraelit, filloi të mbretërojë Ashaziahu, bir i Jerohamit, si mbret i Judës.

2 Mbretërve 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashaziahu ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi një vit në Jeruzalem. E ëma quhej Athaliah, ishte mbesa e Omrit, mbretit të Izraelit.

2 Mbretërve 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai vazhdoi rrugën e shtëpisë së Ashabit dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si shtëpia e Ashabit, sepse ishte i lidhur me marrëdhënie krushqie me shtëpinë e Ashabit.

2 Mbretërve 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me Joramin, birin e Ashabit, ai shkoi të luftojë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramoth të Galaadit; por Sirët plagosën Joramin;

2 Mbretërve 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë mbreti Joram u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë nga Sirët në Ramah, kur luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Dhe Ashaziahu, bir i Jerohamit mbret i Judës, zbriti në Jezreel për të parë Joramin, birin e Ashabit, sepse ky ishte i sëmurë.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 7 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
2 Kings 8 (ASV) »
King James Version
2 Kings 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 8 (GW) »
World English Bible
2 Kings 8 (WEB) »
Louis Segond 1910
2 Rois 8 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
2 राजाओं 8 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
2 ਰਾਜਿਆਂ 8 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
2 ৰাজাৱলি 8 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
2 இராஜாக்கள் 8 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
2 राजे 8 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
2 రాజులు 8 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
2 રાજાઓ 8 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
2 ಅರಸುಗಳು 8 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْمُلُوكِ ٱلثَّانِي 8 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מלכים ב 8 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
2 Reis 8 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
2 Các Vua 8 (VIE) »
Reina Valera Antigua
2 Reyes 8 (RVA) »
La Sacra Bibbia
2 Re 8 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
列 王 记 下 8 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
列 王 紀 下 8 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
2 Kungaboken 8 (SV1917) »
Библия на русском
4 Царств 8 (RUSV) »
Українська Біблія
2 царів 8 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
2 Királyok 8 (KAR) »
Българска Библия
4 Царе 8 (BULG) »
聖書 日本語
列王紀下 8 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Boqorradii Labaad 8 (SOM) »
De Heilige Schrift
2 Koningen 8 (NLD) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters