2 Mbretërve Chapter 9 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë profeti Eliseu thirri një nga dishepujt e profetëve dhe i tha: Ngjesh brezin, merr me vete këtë enë të vogël me vaj dhe shko në Ramoth tëë Galaadit.

2 Mbretërve 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të arrish aty, kërko të takosh Jehun, birin e Jozafatit, që është bir i Nimshit; hyrë në dhomë, merre nga mesi i vëllezërve të tij dhe çoje në një dhomë të veçantë.

2 Mbretërve 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh pastaj enën e vogël me vaj dhë do ta derdhësh mbi kokën e tij, duke thënë: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit". Pastaj hape portën dhe mbathja pa humbur kohë".

2 Mbretërve 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i riu, shërbëtori i profetit, u nis për në Ramoth të Galaadit.

2 Mbretërve 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti aty, i gjeti kapitenët e ushtarët të ulur bashkë dhe tha: "Kam një kumtesë për ty, o kapiten". Jehu e pyeti: "Për cilin prej nesh?". Ai u përgjigj: "Për ty, kapiten".

2 Mbretërve 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngrit dhe hyri në shtëpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thënë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të vajos mbret të popullit të Zotit, të Izraelit.

2 Mbretërve 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të godasësh shtëpinë e Ashabit, zotit sate, kështu do të marr hak për gjakun që kanë derdhur profetët, shërbëtorë të mi, dhe për gjakun e tërë shërbëtorëve të Zotit, që është derdhur nga dora e Jezebelit.

2 Mbretërve 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë shtëpia e Ashabit do të shuhet dhe unë do të shfaros nga kjo shtëpi tërë meshkujt, skllevër apo të lirë, që janë në Izrael.

2 Mbretërve 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do ta katandis shtëpinë e Ashabit si shtëpinë e Joreboamit, birit të Nebatit, dhe si atë të Baashas, birit të Ahijahut.

2 Mbretërve 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qentë do të hanë Jezebelin në fushën e Jezreelit, dhe nuk do të ketë njeri që ta varrosë"". Pastaj i riu hapi portën dhe iku me vrap.

2 Mbretërve 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jehu doli nga shërbëtorët e zotit të tij, një nga këta e pyeti: "A shkon çdo gjë mirë? Pse ai i marrë erdhi te ty?". Ai u përgjigj: "Ju e njihni njeriun dhe fjalët e tij!".

2 Mbretërve 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata thanë: "S’është e vërtetë! Na e thuaj, pra!". Jehu u përgjigj: Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit"".

2 Mbretërve 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata shpejtuan të merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnë poshtë tij në po ato shkallëza; pastaj i ranë borisë dhe thanë: "Jehu është mbret!".

2 Mbretërve 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jehu, bir i Josafatit, që ishte i biri i Nimshit, kurdisi një komplot kundër Joramit. (Por Jorami, me tërë Izraelin, ishte duke mbrojtur Ramothin e Galaadit kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë;

2 Mbretërve 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli për të shpëtuar plagët që i kishin shkaktuar Sirët ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë). Jehu tha: "Në rast se mendoni në të njëjtën mënyrë, asnjeri të mos dalë nga qyteti për të njoftuar Jezreelin".

2 Mbretërve 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehu hipi mbi një qerre dhe u nis për në Jezreel, sepse aty ndodhej i sëmurë Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judës, kishte zbritur për të vizituar Joramin.

2 Mbretërve 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roja që rrinte mbi kullën e Jezreelit vuri re ushtrinë e madhe të Jehut që vinte dhe tha: "Shoh një grumbull të madh!". Jorami urdhëroi: "Merr një kalorës dhe çoje t’i takojë për t’i pyetur: "A sillni paqen?"".

2 Mbretërve 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqe?"". Jehu u përgjigj: "Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë". Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet".

2 Mbretërve 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqen?". Jehu u përgjigj: "Ç’të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë".

2 Mbretërve 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari ka arritur tek ata, por nuk po kthehet. Mënyra e të ngarit të qerres është ajo e Jehut, birit të Nimshit, sepse e nget si i çmëndur".

2 Mbretërve 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jorami tha: "Përgatitni qerren!". Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t’i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.

2 Mbretërve 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u përgjigj: Ç’paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhee magjitë e shumta të saj?".

2 Mbretërve 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thënë Ashaziahut: "Tradhëti, Ashaziah!".

2 Mbretërve 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jehu e ndau harkun me të gjithë forcën e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrën dhe ai u plandos në qerren e tij.

2 Mbretërve 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmësit të tij: "Merre dhe hidhe në kampin e Nabothit të Jezreelit sepse më kujtohet, kur ti dhe unë shkonim me kalë bashkë me suitën e Ashabit, atit të tij, Zoti shqiptoi kundër tij këtë orakulli:

2 Mbretërve 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij," thotë Zoti, "dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë," thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit".

2 Mbretërve 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku vdiq.

2 Mbretërve 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë shërbëtorët e tij e çuan mbi një qerre në Jeruzalem dhe e varrosën në varrin e tij bashkë me etërit e tij, në qytetin e Davidit.

2 Mbretërve 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashaziahu kishte filluar të mbretëronte mbi Judë, vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit.

2 Mbretërve 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.

2 Mbretërve 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?".

2 Mbretërve 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: "Kush është me mua? Kush?". Dy ose tre eunikë dolën në dritare duke shikuar nga ai.

2 Mbretërve 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: "Hidheni poshtë!". Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të.

2 Mbretërve 9:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: "Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti".

2 Mbretërve 9:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve.

2 Mbretërve 9:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U kthyen t’i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;

2 Mbretërve 9:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 8 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
2 Kings 9 (ASV) »
King James Version
2 Kings 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 9 (GW) »
World English Bible
2 Kings 9 (WEB) »
Louis Segond 1910
2 Rois 9 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
2 राजाओं 9 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
2 ਰਾਜਿਆਂ 9 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
2 ৰাজাৱলি 9 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
2 இராஜாக்கள் 9 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
2 राजे 9 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
2 రాజులు 9 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
2 રાજાઓ 9 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
2 ಅರಸುಗಳು 9 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلْمُلُوكِ ٱلثَّانِي 9 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מלכים ב 9 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
2 Reis 9 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
2 Các Vua 9 (VIE) »
Reina Valera Antigua
2 Reyes 9 (RVA) »
La Sacra Bibbia
2 Re 9 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
列 王 记 下 9 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
列 王 紀 下 9 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
2 Kungaboken 9 (SV1917) »
Библия на русском
4 Царств 9 (RUSV) »
Українська Біблія
2 царів 9 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
2 Királyok 9 (KAR) »
Българска Библия
4 Царе 9 (BULG) »
聖書 日本語
列王紀下 9 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Boqorradii Labaad 9 (SOM) »
De Heilige Schrift
2 Koningen 9 (NLD) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters