Veprat e Apostujve Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tregimin e parë e bëra, o Teofil, mbi të gjitha gjërat që Jezusi nisi të bëjë dhe të mësojë,

Veprat e Apostujve 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
deri në ditën në të cilën u muarr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.

Veprat e Apostujve 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.

Veprat e Apostujve 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke u gjendur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: “Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë,

Veprat e Apostujve 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh.”

Veprat e Apostujve 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?.”

Veprat e Apostujve 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.

Veprat e Apostujve 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.”

Veprat e Apostujve 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.

Veprat e Apostujve 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre,

Veprat e Apostujve 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thanë: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell.”

Veprat e Apostujve 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata u kthyen në Jeruzalem, nga mali që quhet i Ullinjve, që është afër Jeruzalemit sa një ecje e së shtunës.

Veprat e Apostujve 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.

Veprat e Apostujve 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.

Veprat e Apostujve 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë Pjetri u çua në mes të dishepujve (dhe numri i emrave të mbledhur ishte rreth njëqind e njëzet) dhe tha:

Veprat e Apostujve 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Vëllezër, ishte e nevojshme që të përmbushej ky Shkrim, të cilin Fryma e Shenjtë e parafoli me anë të gojës së Davidit në lidhje me Judën, i cili u bë prijës i atyre që e kapën Jezusin.

Veprat e Apostujve 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai ishte i numëruar bashkë me ne dhe kishte pjesë në këtë shërbesë.

Veprat e Apostujve 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.

Veprat e Apostujve 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo iu bë e njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit, sa që ajo arë në dialektin e tyre është quajtur Akeldama, që do të thotë: "Ara e gjakut".

Veprat e Apostujve 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt, në librin e Psalmeve, është shkruar: “Shtëpia e tij u bëftë e shkretë dhe askush mos banoftë në të!,” dhe: “Tjetërkush e zëntë detyrën e tij!.”

Veprat e Apostujve 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duhet, pra, që ndër burrat që kanë qenë në shoqërinë tonë gjithë kohën në të cilën Zoti Jezus ka hyrë dhe ka dalë midis nesh,

Veprat e Apostujve 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij.”

Veprat e Apostujve 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.

Veprat e Apostujve 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke u lutur, thanë: “Ti, o Zot, që i njeh zemrat e të gjithëve, trego cilin nga këta të dy ke zgjedhur,

Veprat e Apostujve 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të marrë shortin e kësaj shërbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua për të shkuar në vendin e tij.”

Veprat e Apostujve 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve.
Previous Chapter
« Gjoni 21 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version
Acts 1 (ASV) »
King James Version
Acts 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 1 (GW) »
Berean Bible
Acts 1 (BSB) »
World English Bible
Acts 1 (WEB) »
Louis Segond 1910
Actes 1 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
प्रेरितों के काम 1 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਰਸੂਲਾਂ ਦੇ ਕਰਤੱਬ 1 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
पশিষ্যচরিত 1 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
அப்போஸ்தலருடைய நடபடிகள் 1 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
प्रेषितांचीं कृत्यें 1 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
అపొస్తలుల కార్యములు 1 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પ્રેરિતોનાં ક્રત્યો 1 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಅಪೊಸ್ತಲರ ಕೃತ್ಯಗಳು 1 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
أَعْمَالُ ٱلرُّسُلِ 1 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מעשי השליחים 1 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Atos 1 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Công Vụ Các Sứ đồ 1 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Hechos 1 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Atti 1 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
使 徒 行 传 1 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
使 徒 行 傳 1 (CUVT) »
Библия на русском
Деяния 1 (RUSV) »
Українська Біблія
Дії 1 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Apostolok 1 (KAR) »
Българска Библия
Деяния 1 (BULG) »
聖書 日本語
使徒行伝 1 (JPN) »
De Heilige Schrift
Handelingen 1 (NLD) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters