Veprat e Apostujve Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.

Veprat e Apostujve 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur.”

Veprat e Apostujve 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.

Veprat e Apostujve 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.

Veprat e Apostujve 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.

Veprat e Apostujve 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,

Veprat e Apostujve 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,

Veprat e Apostujve 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.

Veprat e Apostujve 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:

Veprat e Apostujve 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?

Veprat e Apostujve 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe.” Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.

Veprat e Apostujve 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.

Veprat e Apostujve 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.

Veprat e Apostujve 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t’u thënë: “Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni.”

Veprat e Apostujve 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: “Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!

Veprat e Apostujve 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.

Veprat e Apostujve 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.

Veprat e Apostujve 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.

Veprat e Apostujve 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.

Veprat e Apostujve 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.

Veprat e Apostujve 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: "Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia".

Veprat e Apostujve 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.

Veprat e Apostujve 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.

Veprat e Apostujve 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: "Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve".

Veprat e Apostujve 13:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.

Veprat e Apostujve 13:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.

Veprat e Apostujve 13:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.

Veprat e Apostujve 13:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.

Veprat e Apostujve 13:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;

Veprat e Apostujve 13:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.

Veprat e Apostujve 13:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,

Veprat e Apostujve 13:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".

Veprat e Apostujve 13:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t’ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".

Veprat e Apostujve 13:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".

Veprat e Apostujve 13:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,

Veprat e Apostujve 13:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.

Veprat e Apostujve 13:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,

Veprat e Apostujve 13:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.

Veprat e Apostujve 13:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:

Veprat e Apostujve 13:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t’jua tregonte dikush".”

Veprat e Apostujve 13:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t’u flisnin përsëri për këto gjëra.

Veprat e Apostujve 13:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.

Veprat e Apostujve 13:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 13:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.

Veprat e Apostujve 13:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: “Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t’ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.

Veprat e Apostujve 13:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut".”

Veprat e Apostujve 13:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.

Veprat e Apostujve 13:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.

Veprat e Apostujve 13:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.

Veprat e Apostujve 13:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.

Veprat e Apostujve 13:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.

Available Bible Translations

American Standard Version
Acts 13 (ASV) »
King James Version
Acts 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 13 (GW) »
Berean Bible
Acts 13 (BSB) »
World English Bible
Acts 13 (WEB) »
Louis Segond 1910
Actes 13 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
प्रेरितों के काम 13 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਰਸੂਲਾਂ ਦੇ ਕਰਤੱਬ 13 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
पশিষ্যচরিত 13 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
அப்போஸ்தலருடைய நடபடிகள் 13 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
प्रेषितांचीं कृत्यें 13 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
అపొస్తలుల కార్యములు 13 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પ્રેરિતોનાં ક્રત્યો 13 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಅಪೊಸ್ತಲರ ಕೃತ್ಯಗಳು 13 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
أَعْمَالُ ٱلرُّسُلِ 13 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מעשי השליחים 13 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Atos 13 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Công Vụ Các Sứ đồ 13 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Hechos 13 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Atti 13 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
使 徒 行 传 13 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
使 徒 行 傳 13 (CUVT) »
Библия на русском
Деяния 13 (RUSV) »
Українська Біблія
Дії 13 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Apostolok 13 (KAR) »
Българска Библия
Деяния 13 (BULG) »
De Heilige Schrift
Handelingen 13 (NLD) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters