Veprat e Apostujve Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u ndamë nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritëm në Koos, ditën tjetër në Rodos dhe që andej në Patara.

Veprat e Apostujve 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam.

Veprat e Apostujve 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.

Veprat e Apostujve 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i gjetëm dishepujt, qëndruam atje shtatë ditë; të shtyrë nga Fryma, ata i thoshin Palit të mos ngjitej në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i plotësuam ato ditë, u nisëm dhe shkuam; dhe na përcollën të gjithë, me gra e me fëmijë, deri jashtë qytetit; dhe si u ulëm në gjunjë në breg, u lutëm.

Veprat e Apostujve 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi u përshëndetëm, hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e veta.

Veprat e Apostujve 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.

Veprat e Apostujve 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen u nisëm (ne që ishim shokë me Palin), arritëm në Cezare dhe hymë në shtëpinë e Filip ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, dhe ndenjëm tek ai.

Veprat e Apostujve 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai kishte katër bija virgjëresha, që profetizonin.

Veprat e Apostujve 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pasi qëndruam ne atje shumë ditë, zbriti nga Judeja një farë profeti me emër Agabo.

Veprat e Apostujve 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: “Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t’a dorëzojnë johebrenjve.”

Veprat e Apostujve 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali u përgjigj: “Ç’po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus.”

Veprat e Apostujve 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thënë: “U bëftë vullneti i Zotit!.”

Veprat e Apostujve 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pas atyre ditëve, bëmë gati gjërat tona, dhe u ngjitëm në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.

Veprat e Apostujve 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.

Veprat e Apostujve 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.

Veprat e Apostujve 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.

Veprat e Apostujve 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: “Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.

Veprat e Apostujve 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.

Veprat e Apostujve 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atëherë, ç’duhet të bëhet? Duhet patjetër që të mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.

Veprat e Apostujve 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëje, pra, atë që të themi: ne kemi katër burra, që kanë bërë një premtim solemn;

Veprat e Apostujve 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s’janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.

Veprat e Apostujve 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç’të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.”

Veprat e Apostujve 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.

Veprat e Apostujve 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,

Veprat e Apostujve 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke bërtitur: “O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë.”

Veprat e Apostujve 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.

Veprat e Apostujve 21:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.

Veprat e Apostujve 21:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.

Veprat e Apostujve 21:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.

Veprat e Apostujve 21:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç’kishte bërë.

Veprat e Apostujve 21:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.

Veprat e Apostujve 21:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,

Veprat e Apostujve 21:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: “Vdekje!.”

Veprat e Apostujve 21:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: “A më lejohet të them diçka?.” Ai u përgjigj: “A di greqisht?

Veprat e Apostujve 21:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?.”

Veprat e Apostujve 21:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali tha: “Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s’është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t’i flas popullit.”

Veprat e Apostujve 21:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:

Available Bible Translations

American Standard Version
Acts 21 (ASV) »
King James Version
Acts 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 21 (GW) »
Berean Bible
Acts 21 (BSB) »
World English Bible
Acts 21 (WEB) »
Louis Segond 1910
Actes 21 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
प्रेरितों के काम 21 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਰਸੂਲਾਂ ਦੇ ਕਰਤੱਬ 21 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
पশিষ্যচরিত 21 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
அப்போஸ்தலருடைய நடபடிகள் 21 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
प्रेषितांचीं कृत्यें 21 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
అపొస్తలుల కార్యములు 21 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પ્રેરિતોનાં ક્રત્યો 21 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಅಪೊಸ್ತಲರ ಕೃತ್ಯಗಳು 21 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
أَعْمَالُ ٱلرُّسُلِ 21 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
מעשי השליחים 21 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Atos 21 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Công Vụ Các Sứ đồ 21 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Hechos 21 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Atti 21 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
使 徒 行 传 21 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
使 徒 行 傳 21 (CUVT) »
Библия на русском
Деяния 21 (RUSV) »
Українська Біблія
Дії 21 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Apostolok 21 (KAR) »
Българска Библия
Деяния 21 (BULG) »
De Heilige Schrift
Handelingen 21 (NLD) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters