Gjoni Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Gjoni 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.

Gjoni 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

Gjoni 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.

Gjoni 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.

Gjoni 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

Gjoni 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

Gjoni 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.

Gjoni 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.

Gjoni 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.

Gjoni 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.

Gjoni 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.

Gjoni 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.

Gjoni 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.

Gjoni 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.

Gjoni 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç’bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.

Gjoni 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.

Gjoni 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.

Gjoni 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

Gjoni 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

Gjoni 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.

Gjoni 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha këto gjëra do t’jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.

Gjoni 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.

Gjoni 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.

Gjoni 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.

Gjoni 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".

Gjoni 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.

Gjoni 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi.”
Previous Chapter
« Gjoni 14 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 16 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
John 15 (ASV) »
King James Version
John 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 15 (GW) »
Berean Bible
John 15 (BSB) »
World English Bible
John 15 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jean 15 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यूहन्ना 15 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯੂਹੰਨਾ 15 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যোহন 15 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
யோவான் 15 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
योहान 15 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యోహాను 15 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યોહાન 15 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೋಹಾನನು 15 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
يوحنَّا 15 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
João 15 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giăng 15 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Juan 15 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giovanni 15 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 翰 福 音 15 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 翰 福 音 15 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Johannes 15 (SV1917) »
Библия на русском
Иоанна 15 (RUSV) »
Українська Біблія
Івана 15 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
János 15 (KAR) »
Българска Библия
Йоан 15 (BULG) »
Biblia Takatifu
Yohana 15 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yooxanaa 15 (SOM) »
De Heilige Schrift
Johannes 15 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Johannes 15 (DA1871) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters