Gjoni Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Gjoni 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.

Gjoni 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.

Gjoni 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.

Gjoni 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.

Gjoni 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.

Gjoni 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: “A dëshiron të shërohesh?.”

Gjoni 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s’kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje.”

Gjoni 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!.”

Gjoni 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.

Gjoni 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: “Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!.”

Gjoni 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj atyre: “Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!".”

Gjoni 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e pyetën: “Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?.”

Gjoni 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.

Gjoni 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: “Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe.”

Gjoni 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.

Gjoni 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.

Gjoni 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u përgjigj atyre: “Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj.”

Gjoni 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.

Gjoni 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.

Gjoni 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t’i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.

Gjoni 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.

Gjoni 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,

Gjoni 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.

Gjoni 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.

Gjoni 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.

Gjoni 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;

Gjoni 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.

Gjoni 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij

Gjoni 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.

Gjoni 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.

Gjoni 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.

Gjoni 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.

Gjoni 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.

Gjoni 5:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.

Gjoni 5:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.

Gjoni 5:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.

Gjoni 5:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,

Gjoni 5:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.

Gjoni 5:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.

Gjoni 5:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.

Gjoni 5:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.

Gjoni 5:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.

Gjoni 5:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.

Gjoni 5:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?

Gjoni 5:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t’ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;

Gjoni 5:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nëqoftëse ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.

Gjoni 5:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?.”
Previous Chapter
« Gjoni 4 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
John 5 (ASV) »
King James Version
John 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 5 (GW) »
Berean Bible
John 5 (BSB) »
World English Bible
John 5 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jean 5 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Johannes 5 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यूहन्ना 5 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯੂਹੰਨਾ 5 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যোহন 5 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
யோவான் 5 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
योहान 5 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యోహాను 5 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યોહાન 5 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೋಹಾನನು 5 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
يوحنَّا 5 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
João 5 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giăng 5 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Juan 5 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giovanni 5 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 翰 福 音 5 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 翰 福 音 5 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Johannes 5 (SV1917) »
Библия на русском
Иоанна 5 (RUSV) »
Українська Біблія
Івана 5 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
János 5 (KAR) »
Българска Библия
Йоан 5 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Johannes 5 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Yohana 5 (SWHULB) »
Polska Biblia
Jana 5 (POLUBG) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yooxanaa 5 (SOM) »
De Heilige Schrift
Johannes 5 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Johannes 5 (DA1871) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters