Gjoni Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Gjoni 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.

Gjoni 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,

Gjoni 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoshnin: “Tungjatjeta, o mbret i Judenjve”; dhe i binin me shuplaka.

Gjoni 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: “Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj.”

Gjoni 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: “Ja njeriu!.”

Gjoni 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: “Kryqëzoje, kryqëzoje!.” Pilati u tha atyre: “Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj.”

Gjoni 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Judenjtë iu përgjigjën: “Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë.”

Gjoni 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;

Gjoni 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: “Nga je ti?.” Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.

Gjoni 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arsye Pilati i tha: “S’po më flet? ti s’e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?.”

Gjoni 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh.”

Gjoni 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: “Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit.”

Gjoni 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur "Kalldrëm," e në hebraisht "Gabatha";

Gjoni 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: “Ja mbreti juaj.”

Gjoni 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata bërtitën: “Largoje! Largoje! Kryqëzoje!.” Pilati u tha atyre: “Ta kryqëzoj mbretin tuaj?.” Krerët e priftërinjve u përgjigjën: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit!.”

Gjoni 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.

Gjoni 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka," që në hebraisht quhet "Golgota,"

Gjoni 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.

Gjoni 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".

Gjoni 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.

Gjoni 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: “Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve," por se ai ka thënë: "Unë jam mbreti i Judenjve".”

Gjoni 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati u përgjigj: “Atë që kam shkruar, e kam shkruar!.”

Gjoni 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.

Gjoni 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: “Nuk e grisim, por hedhim short kujt t’i bjerë”; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: “I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time.” Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.

Gjoni 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.

Gjoni 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!.”

Gjoni 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!.” Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.

Gjoni 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.”

Gjoni 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.

Gjoni 19:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jezusi e mori uthullën, tha: “U krye!.” Dhe duke ulur kryet, dha frymën.

Gjoni 19:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t’u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.

Gjoni 19:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;

Gjoni 19:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,

Gjoni 19:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.

Gjoni 19:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.

Gjoni 19:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: “Nuk do t’i thyhet asnjë eshtër.”

Gjoni 19:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: “Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar.”

Gjoni 19:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.

Gjoni 19:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.

Gjoni 19:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë.

Gjoni 19:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush.

Gjoni 19:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
Previous Chapter
« Gjoni 18 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 20 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
John 19 (ASV) »
King James Version
John 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 19 (GW) »
Berean Bible
John 19 (BSB) »
World English Bible
John 19 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jean 19 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यूहन्ना 19 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯੂਹੰਨਾ 19 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যোহন 19 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
யோவான் 19 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
योहान 19 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యోహాను 19 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યોહાન 19 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೋಹಾನನು 19 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
يوحنَّا 19 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
João 19 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giăng 19 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Juan 19 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giovanni 19 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 翰 福 音 19 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 翰 福 音 19 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Johannes 19 (SV1917) »
Библия на русском
Иоанна 19 (RUSV) »
Українська Біблія
Івана 19 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
János 19 (KAR) »
Българска Библия
Йоан 19 (BULG) »
Biblia Takatifu
Yohana 19 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yooxanaa 19 (SOM) »
De Heilige Schrift
Johannes 19 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Johannes 19 (DA1871) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters