Gjoni Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Gjoni 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.

Gjoni 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.

Gjoni 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.

Gjoni 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.

Gjoni 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: “Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?.”

Gjoni 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç’do të bënte.

Gjoni 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi iu përgjigj: “Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë.”

Gjoni 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:

Gjoni 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç’janë këto për aq njerëz?.”

Gjoni 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi tha: “Bëjini njerëzit të ulen!.” Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.

Gjoni 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.

Gjoni 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: “Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë.”

Gjoni 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.

Gjoni 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë.”

Gjoni 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.

Gjoni 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.

Gjoni 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.

Gjoni 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.

Gjoni 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.

Gjoni 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Jam unë, mos druani!.”

Gjoni 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.

Gjoni 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;

Gjoni 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.

Gjoni 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.

Gjoni 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e gjetën përtej detit i thanë: “Mësues, kur erdhe këtu?”

Gjoni 6:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.

Gjoni 6:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t’jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.”

Gjoni 6:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë e pyetën: “Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?.”

Gjoni 6:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.”

Gjoni 6:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë: “Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç’vepër po kryen?

Gjoni 6:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli".”

Gjoni 6:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.

Gjoni 6:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.”

Gjoni 6:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere ata i thanë: “Zot, na jep gjithmonë atë bukë.”

Gjoni 6:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.

Gjoni 6:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.

Gjoni 6:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,

Gjoni 6:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.

Gjoni 6:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.

Gjoni 6:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.”

Gjoni 6:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: “Unë jam buka që zbriti nga qielli,”

Gjoni 6:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoshnin: “Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?.”

Gjoni 6:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Mos murmurisni midis jush.

Gjoni 6:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

Gjoni 6:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.

Gjoni 6:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jo s’e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.

Gjoni 6:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.

Gjoni 6:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.

Gjoni 6:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.

Gjoni 6:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës.”

Gjoni 6:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: “Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?.”

Gjoni 6:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.

Gjoni 6:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

Gjoni 6:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.

Gjoni 6:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.

Gjoni 6:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.

Gjoni 6:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë.”

Gjoni 6:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.

Gjoni 6:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: “Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?.”

Gjoni 6:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: “Kjo ju skandalizon?

Gjoni 6:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?

Gjoni 6:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.

Gjoni 6:64 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por janë disa midis jush që nuk besojnë”; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;

Gjoni 6:65 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im.”

Gjoni 6:66 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.

Gjoni 6:67 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: “A doni edhe ju të largoheni?.”

Gjoni 6:68 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.

Gjoni 6:69 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë.”

Gjoni 6:70 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj atyre: “A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall.”

Gjoni 6:71 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
Previous Chapter
« Gjoni 5 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 7 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
John 6 (ASV) »
King James Version
John 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 6 (GW) »
Berean Bible
John 6 (BSB) »
World English Bible
John 6 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jean 6 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Johannes 6 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यूहन्ना 6 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯੂਹੰਨਾ 6 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যোহন 6 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
யோவான் 6 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
योहान 6 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యోహాను 6 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યોહાન 6 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೋಹಾನನು 6 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
يوحنَّا 6 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
João 6 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giăng 6 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Juan 6 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giovanni 6 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 翰 福 音 6 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 翰 福 音 6 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Johannes 6 (SV1917) »
Библия на русском
Иоанна 6 (RUSV) »
Українська Біблія
Івана 6 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
János 6 (KAR) »
Българска Библия
Йоан 6 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Johannes 6 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Yohana 6 (SWHULB) »
Polska Biblia
Jana 6 (POLUBG) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yooxanaa 6 (SOM) »
De Heilige Schrift
Johannes 6 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Johannes 6 (DA1871) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters