Luka Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Luka 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq u mblodh një turmë me mijëra, saqë shkelnin njeri tjetrin. Jezusi filloi t’u thotë dishepujve të vet: “Para së gjithash ruhuni nga majaja e farisenjve, që është hipokrizia.

Luka 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që nuk do të njihet.

Luka 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj të gjitha ato që thatë në terr, do të dëgjohen në dritë; dhe ato që pëshpëritët në vesh ndër dhomat e brendshme, do të shpallen nga çatitë e shtëpive.”

Luka 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ju them juve, o miq të mi, të mos keni frikë nga ata që vrasin trupin, por pas kësaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

Luka 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’ju tregoj prej kujt duhet të keni frikë: druani nga ai që, pasi ka vrarë, ka pushtet të të hedhë në Gehena; po, po ju them, nga ai të keni frikë.

Luka 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.

Luka 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.

Luka 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë.

Luka 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.

Luka 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk do të jetë i falur.

Luka 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur do t’ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t’u mbrojtur, ose për çfarë do t’ju duhet të thoni,

Luka 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t’ju mësojë se ç’duhet të thoni.”

Luka 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dikush nga turma i tha: “Mësues, i thuaj vëllait tim ta ndajë me mua trashëgiminë.”

Luka 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj: “O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?.”

Luka 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron.”

Luka 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: “Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme;

Luka 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: "Ç’të bëj, sepse nuk kam vend ku t’i shtie të korrat e mia?".

Luka 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t’i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,

Luka 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pastaj do t’i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".

Luka 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".

Luka 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë.”

Luka 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha dishepujve të vet: “Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.

Luka 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.

Luka 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.

Luka 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit?

Luka 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?

Luka 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.

Luka 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t’ ju veshë, o njerëz besimpakë?

Luka 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,

Luka 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.

Luka 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë.

Luka 12:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë mbretërinë.

Luka 12:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.

Luka 12:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj.”

Luka 12:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të jenë ngjeshur ijët tuaja, dhe llambat ndezur.

Luka 12:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t’ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.

Luka 12:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t’i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t’i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t’u shërbejë.

Luka 12:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, në se do të vijë në të dytën a në të tretën rojë të natës dhe t’i gjejë kështu, lum ata shërbëtorë.

Luka 12:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t’i shpërthenin shtëpinë.

Luka 12:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni.”

Luka 12:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri i tha: “Zot, këtë shëmbëlltyrë po e thua vetëm për ne apo për të gjithë?.”

Luka 12:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti tha: “Kush është, pra, ai administrues besnik dhe i mençur, që do ta verë zotëria përmbi shërbëtorët e vet për t’u dhënë atyre racionin e ushqimeve në kohën e duhur?

Luka 12:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ai shërbëtor të cilin zotëria e tij, kur kthehet, e gjen se vepron kështu.

Luka 12:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se ai do ta vërë mbi gjithë pasurinë e vet.

Luka 12:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, nëse ai shërbëtor mendon në zemër të vet: "Zotëria im vonon të kthehet" dhe fillon t’i rrahë shërbëtorët dhe shërbëtoret, të hajë, të pijë dhe të dehet,

Luka 12:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zotëria e atij shërbëtori do të vijë ditën kur nuk e pret, dhe në orën që ai nuk e di; do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’i caktojë fatin me të pabesët.

Luka 12:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.

Luka 12:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë.”

Luka 12:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur.

Luka 12:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë kam një pagëzim me të cilën duhet të pagëzohem dhe jam në ankth deri sa të kryhet.

Luka 12:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;

Luka 12:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, tash e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.

Luka 12:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Babai do të ndahet kundër të birit, dhe i biri kundër babait; nëna kundër së bijës dhe e bija kundër nënës; vjehrra kundër nuses së saj dhe nusja kundër vjehrrës së vet.”

Luka 12:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha akoma turmave: “Kur ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi menjëherë thoni: "Do të vijë shiu," dhe ashtu ndodh;

Luka 12:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përkundrazi, kur fryn juga, ju thoni: "Do të bëjë vapë," dhe ashtu ndodh.

Luka 12:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni këtë kohë?

Luka 12:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç’është e drejtë?

Luka 12:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ti shkon bashkë me kundërshtarin tënd te gjykatësi, bëj ç’është e mundur gjatë rrugës që të merresh vesh me të, që ai mos të të nxjerrë përpara gjykatësit dhe gjykatësi të të dorëzojë te roja dhe roja të të futë në burg.

Luka 12:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë po të them se ti nuk do të dalësh prej andej, derisa të mos kesh paguar deri në qindarkën e fundit.”
Previous Chapter
« Luka 11 (ALB)
Next Chapter
Luka 13 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Luke 12 (ASV) »
King James Version
Luke 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 12 (GW) »
Berean Bible
Luke 12 (BSB) »
World English Bible
Luke 12 (WEB) »
Louis Segond 1910
Luc 12 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Lukas 12 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
लूका 12 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਲੂਕਾ 12 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
লূক 12 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
லூக்கா 12 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
लूक 12 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
లూకా 12 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
લૂક 12 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಲೂಕನು 12 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
لُوقا 12 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Lucas 12 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Lu-ca 12 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Lucas 12 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Luca 12 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
路 加 福 音 12 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
路 加 福 音 12 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Lukas 12 (SV1917) »
Библия на русском
Луки 12 (RUSV) »
Українська Біблія
Луки 12 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Lukács 12 (KAR) »
Българска Библия
Лука 12 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Lukas 12 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Luka 12 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Luukos 12 (SOM) »
De Heilige Schrift
Lukas 12 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Lukas 12 (DA1871) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters