Luka Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Luka 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;

Luka 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.

Luka 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: “A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?.”

Luka 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.

Luka 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: “Cili nga ju, po t’i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?.”

Luka 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.

Luka 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:

Luka 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,

Luka 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.

Luka 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.

Luka 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet.”

Luka 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: “Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.

Luka 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;

Luka 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve.”

Luka 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: “Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë.”

Luka 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i tha: “Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;

Luka 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t’u thotë të ftuarve: Ejani, sepse gjithçka tashmë është gatii".

Luka 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falëshh".

Luka 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më falësh".

Luka 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".

Luka 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".

Luka 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".

Luka 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.

Luka 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time".”

Luka 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:

Luka 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.

Luka 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.

Luka 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?

Luka 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që atëherë, kur t’i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,

Luka 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".

Luka 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?

Luka 14:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.

Luka 14:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.

Luka 14:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t’i kthehet shija?

Luka 14:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.”
Previous Chapter
« Luka 13 (ALB)
Next Chapter
Luka 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Luke 14 (ASV) »
King James Version
Luke 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 14 (GW) »
Berean Bible
Luke 14 (BSB) »
World English Bible
Luke 14 (WEB) »
Louis Segond 1910
Luc 14 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Lukas 14 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
लूका 14 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਲੂਕਾ 14 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
লূক 14 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
லூக்கா 14 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
लूक 14 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
లూకా 14 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
લૂક 14 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಲೂಕನು 14 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
لُوقا 14 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Lucas 14 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Lu-ca 14 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Lucas 14 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Luca 14 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
路 加 福 音 14 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
路 加 福 音 14 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Lukas 14 (SV1917) »
Библия на русском
Луки 14 (RUSV) »
Українська Біблія
Луки 14 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Lukács 14 (KAR) »
Българска Библия
Лука 14 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Lukas 14 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Luka 14 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Luukos 14 (SOM) »
De Heilige Schrift
Lukas 14 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Lukas 14 (DA1871) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters