Luka Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Luka 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,

Luka 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.

Luka 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,

Luka 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: “Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!

Luka 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen

Luka 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë.”

Luka 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: “Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t’i arratiseni zemërimit që po vjen?

Luka 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: Ne kemi Abrahamin për Atë,," sepse unë po ju them se Perëndia mund t’i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.

Luka 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.”

Luka 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: “Dhe ne, pra, ç’të bëjmë?.”

Luka 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.”

Luka 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: “Mësues, ç’duhet të bëjmë?.”

Luka 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar.”

Luka 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: “Dhe ne, ç’duhet të bëjmë?.” Dhe ai u tha atyre: “Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!.”

Luka 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.

Luka 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: “Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.

Luka 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet.”

Luka 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.

Luka 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,

Luka 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.

Luka 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap

Luka 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: “Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!.”

Luka 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;

Luka 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;

Luka 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;

Luka 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;

Luka 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;

Luka 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;

Luka 3:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;

Luka 3:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;

Luka 3:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;

Luka 3:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;

Luka 3:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;

Luka 3:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;

Luka 3:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;

Luka 3:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;

Luka 3:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;

Luka 3:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.
Previous Chapter
« Luka 2 (ALB)
Next Chapter
Luka 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Luke 3 (ASV) »
King James Version
Luke 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 3 (GW) »
Berean Bible
Luke 3 (BSB) »
World English Bible
Luke 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
Luc 3 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Lukas 3 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
लूका 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਲੂਕਾ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
লূক 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
லூக்கா 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
लूक 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
లూకా 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
લૂક 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಲೂಕನು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
لُوقا 3 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Lucas 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Lu-ca 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Lucas 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Luca 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
路 加 福 音 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
路 加 福 音 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Lukas 3 (SV1917) »
Библия на русском
Луки 3 (RUSV) »
Українська Біблія
Луки 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Lukács 3 (KAR) »
Българска Библия
Лука 3 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Lukas 3 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Luka 3 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Luukos 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
Lukas 3 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Lukas 3 (DA1871) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters