Luka Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Luka 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,

Luka 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.

Luka 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.

Luka 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: “Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk.”

Luka 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.

Luka 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.

Luka 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t’i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.

Luka 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: “Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar.”

Luka 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.

Luka 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: “Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë.”

Luka 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.

Luka 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: “Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh.”

Luka 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: “Po, e dua, qofsh i pastruar.” Dhe menjëherë lebra iu zhduk.

Luka 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi e urdhëroi: “Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t’u shërbejë si dëshmi.”

Luka 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.

Luka 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.

Luka 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.

Luka 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.

Luka 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.

Luka 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur.”

Luka 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?.”

Luka 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja?

Luka 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur," apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?

Luka 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!.”

Luka 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.

Luka 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: “Sot pamë gjëra të mahnitshme.”

Luka 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: “Ndiqmë.”

Luka 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.

Luka 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.

Luka 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: “Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?.”

Luka 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.

Luka 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët.”

Luka 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë: “Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?.”

Luka 5:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj atyre: “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?

Luka 5:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por do të vijnë ditët kur do t’ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.”

Luka 5:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: “Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.

Luka 5:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.

Luka 5:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.

Luka 5:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë".”
Previous Chapter
« Luka 4 (ALB)
Next Chapter
Luka 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Luke 5 (ASV) »
King James Version
Luke 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 5 (GW) »
Berean Bible
Luke 5 (BSB) »
World English Bible
Luke 5 (WEB) »
Louis Segond 1910
Luc 5 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Lukas 5 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
लूका 5 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਲੂਕਾ 5 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
লূক 5 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
லூக்கா 5 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
लूक 5 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
లూకా 5 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
લૂક 5 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಲೂಕನು 5 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
لُوقا 5 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Lucas 5 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Lu-ca 5 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Lucas 5 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Luca 5 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
路 加 福 音 5 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
路 加 福 音 5 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Lukas 5 (SV1917) »
Библия на русском
Луки 5 (RUSV) »
Українська Біблія
Луки 5 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Lukács 5 (KAR) »
Българска Библия
Лука 5 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Lukas 5 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Luka 5 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Luukos 5 (SOM) »
De Heilige Schrift
Lukas 5 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Lukas 5 (DA1871) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters