Ezekieli Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në portën lindore të shtëpisë të Zotit që shikon nga lindja; dhe ja, në hyrje të portës kishte njëzet e pesë burra, ndër të cilët pashë Jaazaniahun, birin e Azurit, dhe Pelatiahun, birin e Benajahut, krerë të popullit.

Ezekieli 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai më tha: "Bir njeriu, këta janë ata njerëz që kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.

Ezekieli 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata thonë: "Koha nuk është e afërt. Të ndërtojmë shtëpi! Ky qytet është kusia dhe ne jemi mishi".

Ezekieli 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, bir njeriu".

Ezekieli 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe më tha: "Thuaj: Kështu thotë Zoti: Ju thoni kështu, o shtëpi e Izraelit, dhe unë i njoh gjërat që ju shkojnë në mend.

Ezekieli 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju i keni shumuar ata që keni goditur për vdekje në këtë qytet dhe keni mbushur me të vdekur rrugët e tij".

Ezekieli 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ata që keni vrarë dhe që i keni bërë tog në mes të saj janë mishi dhe ky qytet është kusia, por unë do t’ju nxjerr nga mesi i tij.

Ezekieli 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë do t’ju nxjerr nga mesi i tij, do t’ju jap në dorë të të huajve dhe do të zbatoj mbi ju vendimet e mia.

Ezekieli 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të bini nga shpata, do t’ju gjykoj në kufijtë e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.

Ezekieli 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t’ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.

Ezekieli 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".

Ezekieli 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, ndërsa unë profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atëherë rashë me fytyrë për tokë dhe bërtita me të madhe, duke thënë: "Ah, Zot, Zot, dëshiron ta shkatërrosh krejt mbetjen e Izraelit?".

Ezekieli 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, vëllezërit e tu, vetë të afërmit e tu, ata që janë çliruar bashkë me ty dhe tërë shtëpia e Izraelit janë ata të cilëve banorët e Jeuzalemit u kanë thënë: "Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na është dhënë si trashëgimi".

Ezekieli 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.

Ezekieli 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Do t’ju mbledh ndër popuj, do t’ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap tokën e Izraelit.

Ezekieli 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të kthehen dhe do të heqin tërë gjërat e tij të urrejtshme dhe tërë gjërat e neveritshme të tij.

Ezekieli 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi,

Ezekieli 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

Ezekieli 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po për ata të cilët kanë zemër që vë në zbatim gjërat e tyre të urrejtshme dhe të neveritshme, do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë sjellja e tyre," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe rrotat lëvizën pranë tyre dhe lavdia e Perëndisë të Izraelit rrinte lart mbi ta.

Ezekieli 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, që ishte në lindje të qytetit.

Ezekieli 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në Kalde midis atyre që ishin në robëri, në një vegim për Frymën e Perëndisë dhe vegimi që kisha parë u zhduk para meje duke u ngritur lart;

Ezekieli 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe unë u tregova atyre që ishin në robëri të gjitha gjërat që Zoti më kishte bërë të shoh.
Previous Chapter
« Ezekieli 10 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 11 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 11 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 11 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 11 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 11 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 11 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 11 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 11 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 11 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 11 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 11 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 11 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 11 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 11 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 11 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 11 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 11 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 11 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 11 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 11 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 11 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 11 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 11 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 11 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 11 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 11 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 11 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 11 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 11 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters