Ezekieli Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,

Ezekieli 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një Hitease.

Ezekieli 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t’u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t’u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.

Ezekieli 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhen në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.

Ezekieli 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: "Jeto!". Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: "Jeto!".

Ezekieli 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t’u formua, flokët t’u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.

Ezekieli 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.

Ezekieli 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.

Ezekieli 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.

Ezekieli 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye.

Ezekieli 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.

Ezekieli 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që i pranonte.

Ezekieli 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti more disa nga rrobat e tua, bëre vende të larta me ngjyra të ndryshme në të cilat u kurvërove, gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur dhe as që të ishin.

Ezekieli 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
More gjithashtu xhevahiret e tua të bukura të bëra me arin dhe argjendin tim, që unë të kisha dhënë, bëre prej tyre figura njeriu dhe u kurvërove me to;

Ezekieli 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj more rrobat e tua të qëndisura, i mbulove dhe ofrove para tyre vajin dhe temjanin tim.

Ezekieli 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe bukën time që të kisha dhënë, majën e miellit, vajin dhe mjaltin me të cilin të ushqeja, i vure para tyre si një parfum me erë shumë të këndshme; kështu ndodhi," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Përveç kësaj more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur dhe i sakrifikove ata, që të gëlltiten. Mos vallë ishin pak gjë kurvërimet e tua,

Ezekieli 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ti të therje bijtë e mi dhe t’ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?

Ezekieli 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me gjithë veprimet e tua të neveritshme dhe kurvërimet e tua, nuk i kujtove ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe përpëliteshe në gjak.

Ezekieli 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mbas gjithë ligësisë sate, "mjerë, mjerë ti!,"" thotë Zoti, Zoti;

Ezekieli 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"në çdo shesh ke ndërtuar një kamare dhe ke bërë një vend të lartë;

Ezekieli 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në krye të çdo rruge ke ndertuar një vend te lartë, e ke bërë të neveritshme bukurinë tënde, dhe i ke hapur këmbët e tua çdo kalimatari, duke i shumuar kurvërimet e tua.

Ezekieli 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim.

Ezekieli 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, ja, unë kam shtrirë dorën kundër teje, kam pakësuar racionin tënd të caktuar, të kam lënë në dorë të atyre që të urrejnë, bijave të Filistejve, që u vjen turp nga qëndrimi yt i poshtër.

Ezekieli 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ende e pa kënaqur, je kurvëruar me Asirianët; po, je kurvëruar me ata, por pa qenë e kënaqur.

Ezekieli 16:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i ke shtuar kurvërimet e tua me vendin e Kanaanit deri në Kalde, por as me këtë nuk je kënaqur.

Ezekieli 16:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa e shthurur është zemra jote," thotë Zoti, Zoti, "kur bën tërë këto gjëra të një prostitute pa cipë!

Ezekieli 16:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ndërtoje kamaren në krye të çdo rruge dhe bënje vendet e larta në çdo shesh por nuk ishe si një prostitutë, sepse përbuzje pagën,

Ezekieli 16:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por si një grua që shkel kurorën, që në vend të bashkëshortit të saj pret të huajt.

Ezekieli 16:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha prostitutave u bëhen dhurata, por ti u ke bërë dhurata gjithë dashnorëve të tu dhe me dhurata i ke bërë të vijnë nga çdo anë te ti për kurvërimet e tua.

Ezekieli 16:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kurvërimet e tua je sjellë krejt ndryshe nga gratë e tjera; askush nuk të ndiqte nga pas për t’u kurvëruar, sepse ti jepje pagesën në vend që ta merrje atë; kështu je sjellë krejt ndryshe nga të tjerat".

Ezekieli 16:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, o prostitutë, dëgjo fjalën e Zotit.

Ezekieli 16:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se paratë e tua janë shkapërderdhur dhe lakuriqësia jote është zbuluar në kurvërimet e tua me dashnorët e tu dhe me tërë idhujt e tu të neveritshëm dhe për shkak të gjakut të bijve të tu që u ke ofruar atyre,

Ezekieli 16:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ja, unë do të mbledh tërë dashnorët e tu me të cilët ke bërë qejf, të gjithë ata që ke dashuruar bashkë me ata që ke urryer; do t’i mbledh nga çdo anë kundër teje dhe do të zbuloj para tyre lakuriqësinë tënde, me qëllim që ata të shohin gjithë lakuriqësinë tënde.

Ezekieli 16:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të gjykoj si gjykohen gratë që shkelin kurorën dhe ato që derdhin gjakun dhe do të sjell mbi ty gjakun e tërbimit dhe të xhelozisë.

Ezekieli 16:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të jap pastaj në duart e tyre dhe ata do të shembin kamaren tënde dhe do të hedhin poshtë të gjitha vendet e tua të larta do të të zhveshin gjithashtu nga rrobat e tua, do të marrin xhevahiret e tua të mrekullueshme dhe do të të lënë lakuriq dhe nevojtare.

Ezekieli 16:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të bëjnë të dalë kundër teje një turmë e madhe dhe do të të vrasin me gurë dhe do të të shpojnë me shpatat e tyre.

Ezekieli 16:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’u vënë flakën shtëpive të tua dhe do të zbatojnë vendime kundër teje para syve të shumë grave; do të të bëj të heqësh dorë nga kurvërimi dhe nuk do të japësh më asnjë pagë.

Ezekieli 16:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do ta fashit zemërimin tim mbi ty dhe xhelozia ime do të largohet nga ti; do të qetësohem dhe nuk do të zemërohem më.

Ezekieli 16:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti nuk i ke kujtuar ditët e rinisë sate dhe më ke bërë të tërbohem me të gjitha këto gjëra, ja, edhe unë do të të bëj që të bien mbi kokën tënde veprimet e tua," thotë Zoti, Zoti, "kështu ti nuk do të kryesh poshtërsi të tjera përveç veprimeve të tua të neveritshme.

Ezekieli 16:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që do të thotë proverba, do të thotë këtë proverb kundër teje: Si nëna është edhe e bijaa".

Ezekieli 16:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti je me të vërtetë bija e nënës sate që ka mohuar bashkëshortin e saj dhe bijt e vet, dhe je motër e motrave të tua që kanë mohuar burrat dhe bijtë e tyre. Nëna juaj ishte një Hitease dhe ati juaj një Amoreas.

Ezekieli 16:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Motra jote më e madhe është Samaria, që banon me gjithë bijat e saj në të majtën tënde; motra jote më e vogël është Sodoma, që banon me gjithë bijat e saj në të djathtën tënde.

Ezekieli 16:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti jo vetëm ke ecur në rrugët e tyre dhe ke kryer veprimet e tyre të neveritshme, por, sikur kjo të ishte fare pak, në të gjitha rrugët e tua je korruptuar më shumë se ato.

Ezekieli 16:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "motra jote Sodoma dhe bijat e saj nuk kanë bërë atë që ke bërë ti bashkë me bijat e tua.

Ezekieli 16:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin në kryelartësi, në bollëkun e bukës dhe në një plogështi të theksuar, por nuk përkrahnin dorën e të përvuajturit dhe të të varfërit.

Ezekieli 16:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishin fodulle dhe kryenin veprime të neveritshme para meje; prandaj i hoqa nga mesi, kur e pashë këtë.

Ezekieli 16:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Samaria nuk ka kryer as gjysmën e mëkateve të tua; ti i ke shumuar veprimet e tua të neveritshme më shumë se ato dhe ke justifikuar motrat e tua me të gjitha veprimet e neveritshme që ke kryer.

Ezekieli 16:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti, që ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin tënd, sepse me mëkatet që ke kryer je bërë më e neveritshme se ato; ato janë më të drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje për vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.

Ezekieli 16:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do t’i kthej robërit e tyre, robërit e Sodomës dhe bijat e saj, robërit e Samarias dhe vajzat e saj, atëherë do t’i kthej edhe robërit nga robërimi yt që janë në mes tyre,

Ezekieli 16:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ti të mbash turpin tënd dhe të turpërohesh për tërë ato që ke bërë, kur i ke dhënë zemër.

Ezekieli 16:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme, edhe ti dhe bijat e tua do të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme.

Ezekieli 16:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Motra jote Sodoma nuk ishte përmendur fare nga goja jote në ditët e kryelartësisë sate,

Ezekieli 16:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
para se ligësia jote të zbulohej lakuriq, si ndodhi kur të fyen bijat e Sirisë dhe të gjitha ato që ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, që të përçmonin nga të gjitha anët.

Ezekieli 16:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti mban dënimin e poshtërsisë sate dhe të veprimeve të tua të neveritshme," thotë i Amshueshmi.

Ezekieli 16:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke përçmuar betimin, duke shkelur besëlidhjen".

Ezekieli 16:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Megjithatë do të kujtoj besëlidhjen që lidha me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetëshme.

Ezekieli 16:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të kujtohesh për sjelljen tënde dhe do të të vijë turp, kur do të presësh motrat e tua, ato që janë më të mëdha dhe ato që janë më të vogla nga ti; dhe unë do t’i jap ty si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.

Ezekieli 16:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të lidh besëlidhjen time me ty dhe ti do të pranosh që unë jam Zoti,

Ezekieli 16:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyerjen e fajit për të gjitha ato që ke bërë," thotë Zoti, Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 15 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 16 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 16 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 16 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 16 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 16 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 16 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 16 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 16 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 16 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 16 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 16 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 16 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 16 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 16 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 16 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 16 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 16 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 16 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 16 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 16 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 16 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 16 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 16 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 16 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 16 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 16 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 16 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 16 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 16 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters