Ezekieli Chapter 46 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 46 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 46 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 46:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Porta e oborrit të brendshëm që shikon nga lindja do të rrijë e mbyllur gjatë gjashtë ditëve të punës; por do të hapet ditën e shtunë dhe do të hapet gjithashtu ditën kur del hëna e re.

Ezekieli 46:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princi do të hyjë nga hajati i portës nga jashtë dhe do të ndalet pranë shtalkës së portës; priftërinjtë do të ofrojnë olokaustin e tij dhe flijimet e tij të falenderimit. Ai do të adhurojë te pragu i portës pastaj do të dalë, por porta nuk do të mbyllet deri në mbrëmje.

Ezekieli 46:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe populli i vendit do të adhurojë përpara Zotit te hyrja e asaj porte, në ditët e shtuna dhe kur del hëna e re.

Ezekieli 46:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Olokausti që princi do t’i ofrojë Zotit ditën e shtunë do të jetë prej gjashtë qengjash pa të meta dhe një dash pa të meta,

Ezekieli 46:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
blatimi ushqimor për dashin do të jetë një efa, ndërsa blatimi ushqimor për qengjat do t’i lihet dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.

Ezekieli 46:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e hënës së re do të ofrojë një dem të ri pa të meta, gjashtë qengja dhe një dash, që do të jenë pa të meta;

Ezekieli 46:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
si blatim ushqimor do të ofrojë gjithashtu një efa për demin, një efa për dashin dhe për qengjat sa mund të disponojë, bashkë me një hin vaji për efan.

Ezekieli 46:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princi, kur të hyjë, do të kalojë nga hajati i portës dhe do të dalë duke ndjekur po atë rrugë.

Ezekieli 46:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur populli i vendit do të vijë përpara Zotit në festat solemne, ai që do të hyjë nga porta veriore për të adhuruar, do të dalë nga porta e jugut; përkundrazi ai që do të hyjë nga porta jugore do të dalë nga porta e veriut; askush nuk do të kthehet prapa nga porta prej së cilës ka hyrë, por do të dalë nga porta e kundërt.

Ezekieli 46:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princi do të jetë atëherë në mes tyre; do të hyjë kur ata hyjnë, do të dalë kur ata dalin.

Ezekieli 46:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në festat dhe në rastet solemne blatimi ushqimor do të jetë një efa për demin dhe një efa për dashin; për qengjat do të lihet sipas dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.

Ezekieli 46:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur princi do të bëjë një ofertë vullnetare, qoftë olokaust ose flijim falenderimi, si ofertë vullnetare për Zotin, atëherë do t’i hapet porta që shikon nga lindja, dhe do të ofrojë olokaustin e tij dhe flijimin e tij të falenderimit siç bën ditën e shtunë; pastaj do të dalë dhe, sapo të dalë, porta do të mbyllet.

Ezekieli 46:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo ditë do t’i ofrosh si olokaust Zotit një qengj motak, pa të meta; do ta ofrosh çdo mëngjes.

Ezekieli 46:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo mëngjes do të ofrosh bashkë me të, si blatim i ushqimit, një të gjashten e një efe dhe një të tretën e një hini vaji për të lagështuar majën e miellit; është një blatim ushqimor për Zotin që duhet bërë rregullisht çdo ditë përjetë.

Ezekieli 46:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo mëngjes do të ofrojnë kështu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust të përditshëm".

Ezekieli 46:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Në qoftë se princi i bën njërit prej bijve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, ajo do t’u përkasë bijve të tij: do të jetë zotërimi i tyre në trashëgimi.

Ezekieli 46:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se ai i bën njërit prej shërbëtorëve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, kjo do t’i përkasë atij deri vitin e lirisë; pastaj do t’i kthehet princit; trashëgimia e tij do t’u përkasë vetëm bijve të tij, vetëm atyre.

Ezekieli 46:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj princi nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e popullit, duke e zhveshur nga pronësitë e tij; ai do t’u sigurojë një trashëgimi bijve të tij me atë që zotëron, me qëllim që asnjeri i popullit tim të mos dëbohet nga prona e tij".

Ezekieli 46:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai më çoi, nëpër hyrjen që ishte pranë portës, në dhomat e shenjta të caktuara për priftërinjtë, të cilat shikojnë nga veriu; dhe ja, në pjesën më të largët në drejtim të perëndimit kishte një vend.

Ezekieli 46:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai më tha: "Ky është vendi ku priftërinjtë do të pjekin mishin e flijimeve për shkeljen dhe për mëkatin dhe do të gatuajnë blatimet ushqimore, për të mos i nxjerrë në oborrin e jashtëm dhe kështu të shenjtërojnë popullin".

Ezekieli 46:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe më kaloi pranë katër qosheve të oborrit; dhe ja, në çdo qoshe të oborrit kishte një oborr tjetër.

Ezekieli 46:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të katër qoshet e oborrit kishte disa oborre të mbyllura të gjata dyzet kubitë dhe të gjera tridhjetë. Që të katra në qoshet e tyre kishin po atë madhësi.

Ezekieli 46:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rreth e qark tyre kishte një mur dhe poshtë murit, rreth e rrotull tij, ishin vendosur vatra për të pjekur.

Ezekieli 46:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai më tha: "Këto janë kuzhinat ku ata që shërbejnë në tempull do të pjekin flijimet e popullit".
Previous Chapter
« Ezekieli 45 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 47 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 46 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 46 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 46 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 46 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 46 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 46 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 46 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 46 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 46 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 46 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 46 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 46 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 46 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 46 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 46 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 46 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 46 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 46 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 46 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 46 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 46 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 46 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 46 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 46 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 46 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 46 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 46 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 46 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 46 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 46 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters