Ezekieli Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: "O bir njeriu, ha atë që gjen, ha këtë rrotull, pastaj shko dhe foli shtëpisë së Izraelit".

Ezekieli 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu unë hapa gojën dhe ai më vuri që të ha atë rrotull.

Ezekieli 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: "O bir njeriu, ushqeje barkun tënd dhe mbushi zorrët e tua me këtë rrotull që po të jap". Kështu unë e hëngra dhe u bë në gojën time i ëmbël si mjaltë.

Ezekieli 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më tha akoma: "O bir njeriu, nisu, shko në shtëpinë e Izraelit, u trego atyre fjalët e mia,

Ezekieli 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk je dërguar te një popull me një të folur të errët dhe një gjuhë të vështirë, por në shtëpinë e Izraelit,

Ezekieli 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
jo te shumë popuj me një të folur të errët dhe një gjuhë të vështirë, fjalët e të cilëve ti nuk i kupton. Me siguri, po të të kisha dërguar tek ata, do të të kishin dëgjuar.

Ezekieli 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shtëpia e Izraelit nuk do të dojë të të dëgjojë, sepse nuk duan të më dëgjojnë mua. Në fakt tërë shtëpia e Izraelit e ka ballin të fortë dhe zemrën kryeneçe.

Ezekieli 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë e bëra fytyrën tënde të fortë kundër fytyrës së tyre dhe e bëra ballin tënd të fortë kundër ballit të tyre.

Ezekieli 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e bëra ballin tënd si një diamant, më të fortë se stralli; mos ki frikë prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse janë një shtëpi rebele".

Ezekieli 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: "Bir njeriu, prano në zemrën tënde tërë fjalët që do të të them dhe dëgjoji me veshët e tua.

Ezekieli 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nisu, shko te ata që janë në robëri, te bijtë e popullit tënd, folu dhe u thuaj: "Kështu thotë Zoti, Zoti," edhe sikur të të dëgjojnë ose të refuzojnë të të dëgjojnë".

Ezekieli 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Fryma më ngriti dhe dëgjova prapa meje zhurmën e një potereje të madhe që thoshte: "E bekuar qoftë lavdia e Zotit nga banesa e tij!".

Ezekieli 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjova gjithashtu zhurmën e krahëve të qenieve të gjalla që përplaseshin njëra kundrejt tjetrës, zhurmën e rrotave pranë tyre dhe zhurmën e një potereje të madhe.

Ezekieli 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Fryma më ngriti dhe më mori me vete; dhe unë shkova plot trishtim me indinjatën e frymës time; por dora e Zotit ishte e fortë mbi mua.

Ezekieli 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arrita te ata që ishin në robëri në Tel-abib pranë lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, qëndrova i hutuar shtatë ditë në mes tyre.

Ezekieli 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mbarim të shtatë ditëve ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, të kam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t’i lajmërosh nga ana ime.

Ezekieli 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se unë i them të pabesit: "Me siguri ke për të vdekur," dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.

Ezekieli 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se ti e lajmëron të pabesin dhe ai nuk heq dorë nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do të vdesë në paudhësinë e tij, por ti do ta kesh shpëtuar shpirtin tënd.

Ezekieli 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se më pas një njeri i drejtë heq dorë nga ndershmëria e tij dhe kryen paudhësi, unë do ti vë një pengesë përpara dhe ai do të vdesë; sepse ti nuk e ke lajmëruar dhe ai do të vdesë në mëkatin e tij, dhe gjërat e drejta që ai ka bërë, nuk do të kujtohen më, por unë do t’i kërkoj llogari dorës sate për gjakun e tij.

Ezekieli 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se ti njofton të drejtin që të mos mëkatojë dhe ai nuk mëkaton, ai me siguri do të jetojë sepse u paralajmërua, dhe ti do të kesh shpëtuar shpirtin tënd".

Ezekieli 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe më tha: "Ngrihu, dil në fushë dhe atje unë do të flas".

Ezekieli 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u çova dhe dola në fushë, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia që kisha parë pranë lumit Kebar, dhe unë rashë mbi fytyrë.

Ezekieli 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Fryma hyri te unë, më bëri të çohem më këmbë dhe më foli duke thënë: Shko, mbyllu në shtëpinë tënde..

Ezekieli 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, o bir njeriu, ty do të vihet litarë, me ato do të lidhin dhe kështu nuk do të kesh mundësi të dalësh në mes tyre.

Ezekieli 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të bëj që gjuha jote të ngjitet në qiellzën tënde dhe do të mbetesh memec, kështu nuk do të jesh më për ta dikush që i qorton, sepse janë një shtëpi rebele.

Ezekieli 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur do të të flas, do të të hapë gojën dhe ti do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zotii". Ai që do të dëgjojë le të dëgjojë; dhe ai që refuzon të dëgjojë, le të refuzojë, sepse janë një shtëpi rebele".
Previous Chapter
« Ezekieli 2 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 3 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 3 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 3 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 3 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Hesekiel 3 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 3 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 3 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 3 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 3 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 3 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 3 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 3 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 3 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 3 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 3 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 3 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 3 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 3 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 3 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 3 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 3 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 3 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 3 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 3 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 3 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 3 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 3 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 3 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 3 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 3 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters