Ezekieli Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.

Ezekieli 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?

Ezekieli 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t’i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,

Ezekieli 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.

Ezekieli 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Konvertohuni, largohuni nga idhujtë tuaj dhe hiqni fytyrën nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.

Ezekieli 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në qoftë se një njeri çfardo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, që të konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t’i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.

Ezekieli 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.

Ezekieli 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se profeti lë të mashtrohet dhe thotë ndonjë fjalë, unë, Zoti e kam bërë për vete këtë profet; do të shtrij dorën pastaj kundër tij dhe do ta shkatërroj në mes të popullit tim të Izraelit.

Ezekieli 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që të dy do të vuajnë dënimin e paudhësisë së tyre; dënimi i profetit do të jetë i barabartë me dënimim e atij që e konsulton,

Ezekieli 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ata të shtëpisë së Izraelit të mos shkojnë duke u endur larg meje, të mos ndoten më nga të gjitha shkeljet e tyre, por të jenë populli im dhe unë të jem Perëndia i tyre," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit mu drejtua akoma, duke thënë:

Ezekieli 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, në qoftë se një vend mëkaton kundër meje duke qenë vazhdimisht i pabesë, unë do të shtrij dorën time kundër tij, do t’i ndërpres përkrahjen e bukës, do t’i dërgoj kundra urinë dhe do të shfaros njerëzit dhe kafshët.

Ezekieli 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur në mes tyre të ishin këta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, për shkak të drejtësisë së tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Por në rast se do të bëja që nëpër këtë vend të kalonin kafshë të egra që ta shpopullonin dhe ai të bëhej një shkreti ku askush nuk do të kalonte për shkak të këtyre kafshëve,

Ezekieli 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat; do të shpëtonin vetëm veten e tyre, por vendi do të ishte një shkreti.

Ezekieli 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose sikur të sillja shpatën kundër këtij vendi dhe të thoja: "Le të kalojë shpata nëpër vend," dhe të shfaroste njerëz dhe kafshë,

Ezekieli 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe sikur në mes tyre të ishin ata tre burra, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "ata nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat e tyre, por vetëm veten e tyre.

Ezekieli 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën dhe të derdhja mbi të zemërimin tim duke bërë kërdinë dhe duke shfarosur njerëz dhe kafshë,

Ezekieli 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe sikur në mes tyre të ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti "ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat, për drejtësinë e tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre".

Ezekieli 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "E njëjta gjë do të ndodhë kur të dërgoj kundër Jeruzalemit katër gjykatësit e mi të tmerrshëm, shpatën, urinë, kafshët e egra dhe murtajën për të shfarosur njerëz dhe kafshë.

Ezekieli 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ja, do të lihet një mbeturinë që do të çohet jashtë, bij dhe bija; ata do të vijnë tek ju dhe ju do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Atëherë do të ngushëlloheni nga e keqja që solla mbi Jeruzalemin, për të gjitha ato që solla mbi të.

Ezekieli 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do t’ju ngushëllojnë kur do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Kështu do të pranoni që jo pa të drejtë bëra atë që bëra në mes të tij," thotë Zoti, Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 13 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 14 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 14 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 14 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 14 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 14 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 14 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 14 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 14 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 14 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 14 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 14 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 14 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 14 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 14 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 14 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 14 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 14 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 14 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 14 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 14 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 14 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 14 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 14 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 14 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 14 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 14 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 14 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 14 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 14 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters