Ezekieli Chapter 36 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 36 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 36 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 36:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti bir njeriu, profetizo u maleve të Izraelit dhe u thuaj: O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotit.

Ezekieli 36:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se armiku ka thënë për ju: "Ah, ah! Kodrat e përjetshme janë bërë prona jonë," profetizo dhe thuaj:

Ezekieli 36:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: Po, duke qenë se kanë dashur t’ju shkretojnë dhe t’ju gllabërojnë nga çdo anë që të bëheni një zotërim i mbetjes së kombeve dhe duke qenë se keni qenë objekt i bisedave të gjuhëve të këqia dhe i shpifjeve të njerëzisë,"

Ezekieli 36:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj, o male të Izraelit, dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, përroskave dhe luginave, vendeve të shkatërruara dhe të shkretuara dhe qyteteve të braktisura që janë bërë pre dhe objekt përçmimi nga kombet që ndodhen rreth e qark.

Ezekieli 36:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Po, në zjarrin e xhelozisë sime unë flas kundër kusurit të kombeve dhe kundër tërë Edomit që e kanë shtënë në dorë vendim tim me gjithë gëzimin e zemrës dhe përçmimin e shpirtit, për ta përzënë si një pre.

Ezekieli 36:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj profetizo tokës së Izraelit, u thuaj maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë fola në xhelozinë time dhe në tërbinin tim, sepse ju keni sjellë turpin e kombeve".

Ezekieli 36:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë ngrita dorën për betim; kombet që më rrethojnë do të sjellin edhe ata turpin e tyre.

Ezekieli 36:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju, o male të Izraelit, do të keni degët tuaja dhe do të mbani frytet tuaja për popullin tim të Izraelit; po, ai është duke u kthyer.

Ezekieli 36:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, unë jam për ju, do të kthehem nga ju dhe ju do të punoheni dhe do të mbilleni.

Ezekieli 36:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shumoj mbi ju njerëzit, tërë shtëpinë e Izraelit; qytetet do të banohen dhe gërmadhat do të rindërtohen.

Ezekieli 36:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shumoj mbi ju njerëzit dhe kafshët; do të shumohen dhe do të jenë pjellorë. Do të bëj që të banoheni si në kohrat e kaluara, dhe do t’ju bëj më tepër të mira se sa në fillimet tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.

Ezekieli 36:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, do të bëj të ecin mbi ju njerëz, popullin tim të Izraelit; ata do t’ju zotërojnë dhe ju do të jeni trashëgimia e tyre dhe nuk do t’u hiqni më bijtë e tyre".

Ezekieli 36:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju thonë: "Je një vend që ka gëlltitur njerëz dhe që ke privuar kombin tënd nga bijtë,"

Ezekieli 36:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj nuk do të gëlltitësh më njerëz dhe nuk do ta privosh kombin tënd nga bijtë," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 36:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do ta bëj që të mos dëgjosh më talljet e kombeve dhe ti nuk do të mbash më turpin e popujve dhe nuk do ta bësh kombin tënd të rrëzohet," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 36:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 36:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, kur ata të shtëpisë së Izraelit banonin në vendin e tyre, e ndotnin me sjelljen e tyre dhe me veprimet e tyre; sjellja e tyre para meje ishte si papastërtia e gruas gjatë ciklit të saj muajor.

Ezekieli 36:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj hodha mbi ta zemërimin tim për gjakun që kishin derdhur mbi vendin dhe për idhujt me të cilët e kishin ndotur.

Ezekieli 36:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i shpërndava ndër kombet dhe shkuan në të gjitha drejtimet nëpër tërë vendet; i gjykova sipas sjelljes së tyre dhe veprimeve të tyre.

Ezekieli 36:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të arritur te kombet ku kishin shkuar, e përdhosën emrin tim të shënjtë, sepse për ata thuhej: "Këta janë populli i Zotit, por megjithatë u është dashur të dalin nga vendi i tij".

Ezekieli 36:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu pata kujdes për emrin tim të shenjtë që shtëpia e Izraelit kishte përdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.

Ezekieli 36:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar.

Ezekieli 36:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh, të përdhosur midis kombeve, që ju e keni përdhosur në mes të tyre. Kombet do të pranojnë që unë jam Zoti," thotë Zoti, Zoti, "kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre.

Ezekieli 36:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju marr nga kombet, do t’ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t’ju çoj përsëri në vendin tuaj.

Ezekieli 36:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.

Ezekieli 36:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi.

Ezekieli 36:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.

Ezekieli 36:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.

Ezekieli 36:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju çliroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja; do të thërres grurin, do të bëj që të ketë me bollëk dhe nuk do dërgoj më urinë kundër jush.

Ezekieli 36:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shumoj frytin e drurëve dhe prodhimin e arave, me qëllim që të mos pësoni më turpin e urisë midis kombeve.

Ezekieli 36:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqia dhe veprimet tuaja që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë sytë tuaj, për paudhësitë tuaja dhe për veprimet tuaja të neveritshme.

Ezekieli 36:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk është për hatrin tuaj që unë veproj," thotë Zoti, Zoti, "dijeni mirë këtë. Turp të keni dhe qofshi të hutuar për shkak të rrugëve tuaja, o shtëpi e Izraelit".

Ezekieli 36:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti Zoti: "Ditën kur unë do t’ju pastroj nga të gjitha paudhësitë tuaja, do t’ju bëj të banoni në qytete, dhe gërmadhat do të rindërtohen.

Ezekieli 36:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Toka e shkretuar do të punohet, në vend që të jetë një shkreti në sytë e të gjithë kalimtarëve.

Ezekieli 36:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të thonë: "Kjo tokë që ishte e shkretuar është bërë si kopshti i Edenit, dhe qytetet e shkatërruara, të shkretuara dhe të rrënuara tani janë të fortifikuara dhe të banuara".

Ezekieli 36:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kombet që do të kenë mbetur rreth e qark jush do të pranojnë që unë, Zoti, kam rindërtuar vendet e shkatërruara dhe kam mbjellë tokën që ishte shkretuar. Unë, Zoti fola dhe do ta kryej".

Ezekieli 36:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të jem sërisht i lutur nga shtëpia e Izraelit ta kryej këtë për ta: Unë do t’i shumoj njerëzit e tyre si një kope.

Ezekieli 36:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si një kope dhënsh të shenjtëruara, si kopeja e Jeruzalemit në festat e tij solemne, kështu qytetet e shkatërruara do të mbushen me kope njerëzish. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
Previous Chapter
« Ezekieli 35 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 37 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 36 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 36 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 36 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 36 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 36 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 36 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 36 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 36 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 36 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 36 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 36 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 36 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 36 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 36 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 36 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 36 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 36 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 36 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 36 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 36 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 36 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 36 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 36 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 36 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 36 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 36 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 36 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 36 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 36 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 36 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters