Ezekieli Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.

Ezekieli 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.

Ezekieli 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

Ezekieli 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.

Ezekieli 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.

Ezekieli 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi mbi ty shkatërrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; është e afërt dita e halleve dhe jo ajo e britmave të gëzimit ndër male.

Ezekieli 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.

Ezekieli 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë, por do të bëj që të të bien mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti që godet.

Ezekieli 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja dita, ja ku arriti. Erdhi shkatërrimi. Thupra lulëzoi, kryelartësia buloi.

Ezekieli 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhuna është shtuar si një thupër pabesie. Nuk do të mbetet asnjë prej tyre, asnjë nga moria e tyre, asnjë prej tyre; nuk do të ketë asnjë vajtim për ta.

Ezekieli 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Koha erdhi, dita po afrohet. Kush blen të mos gëzohet, kush shet të mos hidhërohet, sepse një zëmërim i zjarrtë kërcënon gjithë morinë e tyre.

Ezekieli 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai që shet nuk do të zotërojë atë që ka shitur, edhe sikur të mbetet i gjallë, sepse vegimi përfshin tërë morinë e tyre dhe nuk do të hiqet, dhe askush nuk do të mund të ruajë jetën e vet, duke jetuar në paudhësi.

Ezekieli 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I kanë rënë borisë, dhe të gjithë janë gati, por asnjë nuk shkon në betejë, sepse afshi i zemërimit tim është kundër tërë morisë së tyre.

Ezekieli 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga jashtë shpata, nga brenda murtaja dhe uria. Kush është ndër ara do të vdesë nga shpata, kush është në qytet do të gllabërohet nga murtaja dhe nga uria.

Ezekieli 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ikanakët që do të arrijnë të shpëtojnë do të rrinë ndër male si pëllumbat e luginës, të gjithë duke rënkuar për shkak të paudhësisë së vet.

Ezekieli 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha duart do të bëhen të dobëta dhe tërë gjunjët do të bëhen të dobët si uji.

Ezekieli 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vishen me thasë dhe frika do t’i mbulojë, turpi do të jetë mbi të gjitha fytyrat dhe shogësia mbi tërë kokat e tyre.

Ezekieli 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t’i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.

Ezekieli 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kanë nxjerrë nga bukuria e stolive të tyre shkas kryelartësie; kanë përftuar figura nga neveritë e tyre dhe nga idhujt e tyre të urrejtshëm. Prandaj do t’i bëj ata një ndyrësi,

Ezekieli 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t’i përdhosin.

Ezekieli 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.

Ezekieli 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.

Ezekieli 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.

Ezekieli 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.

Ezekieli 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ketë fatkeqësi të njëpasnjëshme, lajme të këqija pas lajmesh të këqija. Atëherë do t’i kërkojnë një vegim një profeti, por ligji do t’i mungojë priftit dhe këshillit të pleqve.

Ezekieli 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t’i pushtojë frika. Unë do t’i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t’i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
Previous Chapter
« Ezekieli 6 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 7 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 7 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 7 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 7 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Hesekiel 7 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 7 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 7 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 7 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 7 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 7 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 7 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 7 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 7 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 7 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 7 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 7 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 7 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 7 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 7 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 7 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 7 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 7 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 7 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 7 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 7 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 7 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 7 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 7 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 7 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 7 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters